E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, Britania: Korrupsioni në Shqipëri, pengesë për të drejtat e njeriut

TIRANE- Në raportin për të drejtat e njeriut nga qeveria britanike thuhet se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri përmbushën pjesën më të madhe të angazhimeve por nuk arritën standartet më të larta demokratike.

“Shqipëria zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme më 28 qershor. Ato u monitoruan nga OSBE dhe ODIHR, sipas të cilave, këto zgjedhje përmbushën pjesën më të madhe të angazhimeve por nuk arritën standardet demokratike” theksohet në raport.

Ndërsa përmenden përmirësimet në procesin e regjistrimit dhe identifikimit të votuesve, konsiderohet se këto përparime mbeten në hije për shkak të politizimit të procesit zgjedhor.

“Përmirësimet në sistemin elektoral, bazuar në rekomandimet e ODIHR, duhen bërë përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2011 ku do të nevojitet mbështetja e të gjithë partive politike”
Në këtë raport theksohet se korrupsioni i përhapur vazhdon të mbetet një pengesë kryesore për të drejtat e njeriut në Shqipëri, ndërsa kërkohet një mënyre më efikase për të luftuar atë.
Raporti konsideron se gjatë vitit 2009, kishte raportime për sulme kundër gazetarëve në Shqipëri dhe presionit ndaj disa mediave të caktuara.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›