Kryeparlamentari malazez: Nuk do ketë referendum për Kosovën
PODGORICE-Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapic, deklaroi se qeveria nuk do të bjerë dakort që të mbajë referendum lidhur me njohjen e Kosovës.
"Nuk ka asnjë rast në botë, që për çështje të politikës së jashtme dhe të shteteve tjera të kërkohet organizim i referendumit në vend, ashtu siç e kërkojnë partitë opozitare në Mal të Zi", ka thënë Krivokapic për të prëditshmen "Vijesti".
Duke marrë vendimin për njohjen e Kosovës, qeveria e Malit të Zi e ka "thyer mitin e viktimizimit të malazezëve për të tjerët, të cilët mendojnë vetëm se si t'ua marrin shtetin", ka vlerësuar Krivokapic.
Mali i Zi e njohu shtetin e Kosoves dy jave me pare. Pas njohjes ne Podgorice u organizuan protesta te dhunshme ku mbeten te plagosur mbi 30 persona mes te cileve, police dhe protestues. Pas kesaj partite opozitare kerkuan qe te zhvillohet referendum per njohjen e Kosoves.
(d.b/BalkanWeb)