E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç sinjalizon krizë serioze rreth Kosovës

Nju Jork - Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë Vuk Jeremiç ka sinjalizuar mundësinë e një krize të sigurisë nëse plani 6 pikësh për Kosovën nuk zbatohet. "Disa elemente të planit kanë filluar të zbatohen, disa vonohen", ka thënë Jeremiç dhe ka shtuar se do t'ia transmetojë këtë shqetësim të Beogradit sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ban Ki Moon. "Bisedimet për këtë plan do të vazhdojnë të enjten kur në Beograd arrin shefi i UNMIK ut Lamberto Zanier", ka thënë Jeremiç. "Nëse nuk implementohet ky plan dhe nëse ajo që Këshilli i Sigurimit e ka miratuar nuk jetësohet në vepër, do të kemi krizë shumë serioze të sigurisë dhe të çdo lloji tjetër", ka pohuar Jeremiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›