E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Edhe Moska do të njohë Kosovën

Prishtinë - Kryeministri Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç se do të ankohen në OKB lidhur me moszbatimin e planit gjashtë pikësh të Eulex-it në Kosovë. Në një intervistë për një të përditshme kosovare, shefi i ekzekutivit theksoi se i vetmi plan i pranueshëm për Prishtinën zyrtare dhe për popullin kosovar, është ai i hartuar nga Presidenti, Ahtisari. Sipas tij, ky plan është pranuar edhe nga vetë Rusia, vend ky aleat i fortë i Serbisë.

Ai ka thënë se përfaqësia diplomatike e Rusisë në Prishtinë është aktive në të gjitha proceset që po zhvillohen në Kosovë. "Rusia është e befasuar për se miri me ato që po ndodhin në Prishtinë. Dhe, Moska zyrtare do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

"Nuk them se kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt. Vendimi i Beogradit për ta njohur Kosovën do ta shpejtonte njohjen nga Moska. Nuk e përjashtoj mundësinë që Rusia të na njohë si shtet të pavarur para Serbisë”, është shprehur kryeministri Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›