Përcaktohet kufiri Kosovë-Maqedoni
Prishtinë - Ka përfunduar edhe vendosja e vijës kufitare midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë. Prishtina zyrtare ka deklaruar se pas përfundimit të plotë të përcaktimit të kësaj vije, janë vendosur plot 70 shtylla të mëdha dhe 330 të vogla të cilat orientojnë ndarjen midis Kosovës dhe Maqedonisë. Tashmë pritet që së shpejti të vendosen edhe tabelat. Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se punimet për vendosjen e kufijve midis dy vendeve të cilat filluan vitin e kaluar në 30 qershor do të mbarojnë më përpara seç parashikohej.