Mali i Zi dhe Kosova vendosin marrëdhënie diplomatike
Podgoricë – Shumë shpejt midis Kosovës dhe Malit të Zi do të vendosen marrëdhënie diplomatike. Sipas të përditshmes malazeze “Vijesti”, qeveria e Podgoricës ka ngarkuar Ministrinë e Punëve të Jashtme që me Kosovën të vendosë marrëdhënie diplomatike. Ky vendim është pjesë e raportit vjetor për realizimin e dokumentit IPAP, shkruan gazeta e Podgoricës "Vijesti".
Bëhet fjalë për dokumentin i cili ka të bëjë me efektin e Malit të Zi në përafrimin me NAT0-n, që qeveria e ka miratuar në fillim të vitit. Në dokument theksohet se janë duke u zhvilluar bisedime të përfaqësuesve të Malit të Zi dhe të Kosovës rreth realizimit të një rruge të re dhe ndërtimit të dy pikave të përbashkta kufitare.