E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Bisedimet për EULEX-in morën fund

Beogradi nuk do të bisedojë më për vendosjen e misionit EULEX, pasi që, "tashmë është arritur marrëveshja me OKB, të cilën e kanë mbështetur të gjitha shtetet anëtare të OKB-së", ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç. "Ne çmojmë shumë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për t'i bindur organet në Prishtinë se, rruga e kompromisit, është rruga e vetme që shpie drejt stabilitetit në Kosovë. Sa na përket neve, bisedimet kanë marrë fund", ka deklaruar Jeremiç për mediat serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›