Sejdiu ngushëllon Obamën pas cunamit në Samoan Amerikane
Pas cunamit vdekjeprurës që goditi Samoan Amerikane, presidenti i Kosovë, Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram ngushëllimi homologut të tij amerikan, Barack Obama."Në emër të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës, dua t'i shpreh shkëlqesisë suaj dhe mbarë popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngushëllimet e mia më të thella për viktimat dhe dëmet që kanë shkaktuar tërmeti dhe cunami i fundit në Samoan Amerikane", thuhet në telegram.
"Në këto momente pikëllimi, ne u bashkohemi lutjeve tuaja", thekson më tej Sejdiu.
Presidenti Sejdiu u ka dërguar telegrame ngushëllimi mbretit të Tongas, George Tupou V, kreut të shtetit të pavarur të Samoas, Tupua Tamasese Tupuola Tufuga Efi si dhe presidentit të Republikës së Indonezisë, Susilo Bambang Yudhoyono.