Maqedoni, Georgievski: Të korrigjohet plotësisht enciklopedia
Ish-kryeministri Lubço Georgievski ka deklaruar se pjesët kontestuese për shqiptarët në "Enciklopedinë Maqedonase" janë të qëllimshme. ASHAM ose Akademia e Shkencave qëllimisht ka publikuar pjesët kontestuese për shqiptarët, ndërsa asgjë nuk ka sqaruar për pjesët e turpshme që janë shkruar për historinë e Maqedonisë", ka theksuar ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski. Sipas tij, kjo vepër ka ngjyrime të politikës ditore, ku janë përfshirë gënjeshtrat e vjetra të komunistëve jugosllavë. "Në këtë enciklopedi është bërë amnestia e plotë e komunizmit jugosllav", ka theksuar Georgievski, duke shtuar se ky dokument nuk duhet të tërhiqet, por të shpërndahet nëpër biblioteka që të mund ta lexojë çdonjeri. Megjithatë ai ka sugjeruar korrektimin e saj të plotë.