E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen diplomat e shkollës shqiptare të Studimeve Politike

Shkolla shqiptare e Studimeve Politike shpërndan diplomat për vitin 2009-të. Duke vlerësuar peshën dhe rolin e kësaj shkolle presidenti Bamir Topi dhe shefi i delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Helmut Lohan thanë se e ardhmja e vendit kërkon përgatitje serioze dhe angazhim të madh intelektual. Në fjalën e tij presidenti vërejti se politika tranzitore e këtyre viteve u improvizua, por kjo duhet të ndryshojë në të ardhmen.
Ambasadori Lohan vërjeti se vendi është në rrugën e duhur dhe udhërheqsit e saj duhet të rriten.
Shkolla shqiptare e Studimeve Ppolitike është themeluar në mars të vitit 2007-të dhe është pjesë e programit të shkollave politike e mbështetur nga Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian. Misioni i shkollës është të forcojë një kulturë modern politike të bazuar në vlerat e përbashkëta të pluralizimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›