Jerusalemi, Qyteti i Shenjtë që ka "nisur të vdesë"
Jerusalemi "ka nisur të vdesë",
thotë një punonjëse 26-vjeçare,
që jeton në pjesën perëndimore të
qytetit. Dhuna e intifadës së fundit
është zhdukur, por pamjet e turbullta
të Qytetit të Shenjtë janë ato
që kanë dalë në pah gjatë fushatës
së fundit për kryebashkiakun e qytetit
në zgjedhjet që janë zhvilluar
dje. Rritja e çmimeve të tokës,
rrugët e pista, ekonomia në stanjacion,
shkurtimi i vendeve të
punës, ikja e të rinjve jashtë vendit;
janë të gjitha karakteristika të
qytetit që është bërë prej dhjetëvjeçarësh
mollë sherri mes palestinezëve
dhe izraelitëve. Në një
sondazh të fundit në lidhje me
qytetet ku jetohet më mirë në Izrael,
Jerusalemi renditej në vendin e
15-të. E ardhmja e Jerusalemit, shtëpia
e 740 mijë vetëve dhe vendi i
pelegrinazhit për myslimanët, të
krishterë dhe hebrenjtë, është
shumë e paqartë, Izraeli e konsideron
atë si kryeqytet të tijin, por një
gjë të tillë duan edhe palestinezët
për vete. Edhe pse shuam izraelitë
kanë një afeksion të madh për qytetin,
ai ka reputacionin e një qyteti
fetar dhe disi të prapambetur.
Për këta izraelitë që e duan, ai është
kryeqyteti i vendit dhe duhet të
trajtohet si i tillë. Ndërsa kryebashkiakët
e qyteteve më të mëdha në
botë përballen me shtim të numrit
të banorëve, Jerusalemi është
një qytet që po braktiset. Çdo vit
ikin prej tij rreth 5000 vetë. Ata që
sa po vjen e po zënë një vend të
madh në popullsinë e qytetit janë
komuniteti i ultra-ortodoksëve,
ose komuniteti haremi, me familje
të mëdha dhe me një shkallë
lindshmërie shumë të madhe. Në
krahasim me vitet ‘60, përqindja e
kësaj popullsie është rritur
ndjeshëm. Qyteti si për sa u përket
banorëve ashtu edhe bashkisë,
janë ndër më të varfrat në vend. Por
pjesa që është më në rënie në këtë
qytet është Jerusalemi Lindor. Sipas
banorëve të kësaj zone ajo është
ndër më të braktisurat. Barriera
e Bregut Perëndimor që ndan
Jerusalemin Lindor ka vështirësuar
shumë situatën, sidomos për palestinezët,
të cilët janë vazhdimisht
në vështirësi ekonomike. Edhe pse
turistët që pas zhvillimeve të dhunshme
të intifadës janë rikthyer në
këtë vend pjesa më e madhe e tyre
preferojnë që të jetojnë në Jerusalemin
Perëndimor. Qyteti, sidomos
zonat e banuara nga palestinezët,
vuan nga mungesa e investimeve
si dhe nga vështirësia për të
marrë leje ndërtimi. Kjo bën që pjesa
më e madhe e palestinezëve t‘i
bojkotojnë zgjedhjet, duke e ditur
që asnjë e mirë dhe asnjë ndryshim
nuk do t‘i vijë nga cilido kandidat
që vjen në pushtet.
thotë një punonjëse 26-vjeçare,
që jeton në pjesën perëndimore të
qytetit. Dhuna e intifadës së fundit
është zhdukur, por pamjet e turbullta
të Qytetit të Shenjtë janë ato
që kanë dalë në pah gjatë fushatës
së fundit për kryebashkiakun e qytetit
në zgjedhjet që janë zhvilluar
dje. Rritja e çmimeve të tokës,
rrugët e pista, ekonomia në stanjacion,
shkurtimi i vendeve të
punës, ikja e të rinjve jashtë vendit;
janë të gjitha karakteristika të
qytetit që është bërë prej dhjetëvjeçarësh
mollë sherri mes palestinezëve
dhe izraelitëve. Në një
sondazh të fundit në lidhje me
qytetet ku jetohet më mirë në Izrael,
Jerusalemi renditej në vendin e
15-të. E ardhmja e Jerusalemit, shtëpia
e 740 mijë vetëve dhe vendi i
pelegrinazhit për myslimanët, të
krishterë dhe hebrenjtë, është
shumë e paqartë, Izraeli e konsideron
atë si kryeqytet të tijin, por një
gjë të tillë duan edhe palestinezët
për vete. Edhe pse shuam izraelitë
kanë një afeksion të madh për qytetin,
ai ka reputacionin e një qyteti
fetar dhe disi të prapambetur.
Për këta izraelitë që e duan, ai është
kryeqyteti i vendit dhe duhet të
trajtohet si i tillë. Ndërsa kryebashkiakët
e qyteteve më të mëdha në
botë përballen me shtim të numrit
të banorëve, Jerusalemi është
një qytet që po braktiset. Çdo vit
ikin prej tij rreth 5000 vetë. Ata që
sa po vjen e po zënë një vend të
madh në popullsinë e qytetit janë
komuniteti i ultra-ortodoksëve,
ose komuniteti haremi, me familje
të mëdha dhe me një shkallë
lindshmërie shumë të madhe. Në
krahasim me vitet ‘60, përqindja e
kësaj popullsie është rritur
ndjeshëm. Qyteti si për sa u përket
banorëve ashtu edhe bashkisë,
janë ndër më të varfrat në vend. Por
pjesa që është më në rënie në këtë
qytet është Jerusalemi Lindor. Sipas
banorëve të kësaj zone ajo është
ndër më të braktisurat. Barriera
e Bregut Perëndimor që ndan
Jerusalemin Lindor ka vështirësuar
shumë situatën, sidomos për palestinezët,
të cilët janë vazhdimisht
në vështirësi ekonomike. Edhe pse
turistët që pas zhvillimeve të dhunshme
të intifadës janë rikthyer në
këtë vend pjesa më e madhe e tyre
preferojnë që të jetojnë në Jerusalemin
Perëndimor. Qyteti, sidomos
zonat e banuara nga palestinezët,
vuan nga mungesa e investimeve
si dhe nga vështirësia për të
marrë leje ndërtimi. Kjo bën që pjesa
më e madhe e palestinezëve t‘i
bojkotojnë zgjedhjet, duke e ditur
që asnjë e mirë dhe asnjë ndryshim
nuk do t‘i vijë nga cilido kandidat
që vjen në pushtet.