Londër, 9 vite burg shqiptarit që shfrytëzonte rumunen
Një shqiptar, i cili shfrytëzonte si prostitutë për qëllime përfitimi
një vajzë të trafikuar, është dënuar me nëntë vite burg në gjykatën
Southwark Crown Court në Londër. Mentor Brahimi, 26 vjeç, banues
në Lancaster Road, Enfield, në veri të Londrës është dënuar me pesë
vite burg për trafikun e një vajzë 19-vjeçare dhe katër vite burg për
kontrollin e saj si prostitutë, si dhe për pastrim parash e posedim
kokaine. Brahimi përballë provave të policisë ka zgjedhur të pranojë
fajësinë që në seancën e parë gjyqësore disa javë më parë. Policia
mundi të sigurojë dëshminë e viktimës, e cila deklaroi se Brahimi e
kishte detyruar të punonte për llogari të tij. Ajo ishte sjellë në Angli në
mars 2008 nga një grup tjetër
kriminal. Kur ajo shfrytëzohej
nga ata në një shtëpi publike,
hyn në lojë e dashura e Brahimit,
e cila i mbush mendjen
të largohet prej tyre duke e
ndihmuar të largohej. Por liria
e fituar nuk ka zgjatur shumë.
Rumunia është mbajtur si e
burgosur në shtëpinë publike
të Mentor Brahimit në lagjen
Enfield. Brahimi e ka detyruar
të shesë trupin për të në
mënyrë që fitonte lirinë. Më
23 prill 2008, ajo mundi të dalë
nga shtëpia, duke e denoncuar
në polici. Oficerët nga skuadra e anti-prostitucionit në Londër "Clubs
and Vice" e mbajtën shqiptarin tutor për katër javë nën observim
për të mbledhur prova të mëtejshme të përfshirjes së tij në tregtinë e
mishit të bardhë. Më pas, pasi kanë siguruar një mandat arresti nga
gjykata e kanë prangosur atë. Gjatë kontrollit të banesës, iu gjet gjysmë
kile kokainë e fshehur në dollapin e rrobave. Gjatë marrjes në pyetje
në polici, ai do të pohonte se punonte si bojaxhi, por nuk mundi të
justifikonte se ku gjente paratë për pagimin e qirasë së shtëpisë prej
850 paund dhe kredinë e makinës me vlerë £450 paund. Pas përfundimit
të procesit gjyqësore hetuesi kësaj çështje DC Chris Ansell, nga
"Clubs and Vice" i tha Top-Medias se "Brahimi shfrytëzoi këtë vajzë
të re për të abuzuar seksualisht vetëm e vetëm që ajo të bënte para
për llogari të tij. Ai shfrytëzoi këtë vajzë, e cila ishte trafikuar më parë
nga Rumania. Kjo tregon një pashpirtësi ekstreme prej tij. Dënimi i
Brahimit e çon në 46 numrin e shqiptarëve të dënuar nga drejtësia
britanike për shfrytëzim prostitucioni.