Zbulohen 3 grupe të trafikimit dhe shpërndarjes së drogës
Antidroga ka goditur ditën e djeshme tre rrjete kriminale, të cilat
merreshin me shpërndarje dhe me trafik të lëndëve narkotike.
Njëri nga grupet është goditur në Tiranë, ndërkohë që dy të tjerët
janë goditur në Shkodër dhe Malësi të Madhe. Antidroga e Tiranës
ka arrestuar gjashtë persona, të cilët janë kapur duke shpërndarë
lëndë narkotike, të llojit heroinë, kanabis dhe metadon, ndërkohë
që në Shkodër janë kapur dy persona, të cilët po trafikonin gjithsej
rreth 62 kg hashash.
Tiranë
Policia e Tiranës tha se antidroga arrestoi shtetasit Daniel Qemali,
23 vjeç, Jetnor Luan Ademi, 23 vjeç, Algert Agron Shehu, 21 vjeç, Erjon
Pali Todri, 25 vjeç, Ilir Ivzi Tota, 25 vjeç dhe Ilirjan Sabri Dajti, 24 vjeç.
Ky i fundit ka qenë i dënuar më
parë për vjedhje me dhunë.
Gjatë natës, këta persona janë
kapur në Rrugën e Kavajës, ku
iu gjetën e bllokuan me cilësinë
e provës materiale 41.6 gramë
heroinë, 1.6 gramë kanabis e
1.4 gramë metadon. Policia
tha se arrestimi i tyre erdhi si
rezultat i vazhdimit të operacionit
"Bardh e zi", i realizuar
rreth dy muaj më parë.
Shkodër
Ndërkohë, Policia e Shkodrës
sekuestroi 62.2 kg bimë
narkotike, ndërsa vuri në pranga
dy persona. Operacioni
u realizua falë një plani të organizuar operacional të Seksionit të
Luftës Kundër Drogës në bashkëpunim me seksionin e Operacioneve
Speciale. Në flagrancë u arrestua Pjetër Zefi, 49 vjeç. Gjatë kontrollit
të banesës iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.2 kg bimë
narkotike kanabis, në gjendje të tharë, si dhe iu bllokuan 18 granata
dore mbrojtëse e 20 ndezës të unifikuar të granatave. Materialet në
ngarkim të Pjetër Zefit iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës.
Malësi e Madhe
Po dje në një tjetër operacion në bashkëpunim me Komisariatin e
Policisë së Malësisë së Madhe, u bë arrestimi i Vislon Cekajt, 18 vjeç,
lindur e banues në fshatin Starë, Komuna Kastrat. Arrestimi i tij u bë
pasi u kap duke organizuar punën për kalimin e 3 çantave me pako të
presuara, me gjithsej 56 kg lëndë narkotike, me qëllim kalimin e tyre
në Republikën e Malit të Zi për ta trafikuar, në bashkëpunim me dy
persona të tjerë, të cilët për arsye hetimi u mbahet i fshehtë identiteti,
pasi janë shpallur në kërkim.