E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota, nderim të rënëve të Luftës së Parë

Evropa ka përkujtuar dje
përvjetorin e 90-të të për
fundimit të Luftës II
Botërore përmes ceremonish që
kanë nderuar 20 milionë jetët që i
mori lufta. Ceremoni të ndryshme
janë zhvilluar në memorialët dhe
ish-fushat e betejës, ku u zhvillua
konflikti që i dha formë shekullit
të 20-të. Në Francë, vendi i frontit
perëndimor të luftës, Presidenti
Sarkozi, Princi Çarls i Britanisë,
Presidenti i Dhomës të Lartë të
Parlamentit austriak, Peter Muller
dhe guvernatori i Australisë,
Quentin Bryce, morën pjesë në
një ceremoni, në afërsi të kështjellës
së Verdunit, ku 300 mijë
ushtarë francezë dhe gjermanë u
vranë në një prej betejave më të
ashpra e të përgjakshme të shekullit.
Ata bënë homazhe edhe në
fushën varrezë, me 130 mijë ushtarë
të paidentifikuar ku në vitin
1984 ish-kancelari gjerman, Kohl
dhe ish-presidenti francez, Miteran,
i dhanë dorën njëri-tjetrit në
shenjë ripajtimi mes vendeve. Në
Londër, tre nga katër veteranët e
kësaj lufte, që janë ende gjallë,
morën pjesë në një ceremoni në
Ëhitehall. Në të gjithë Britaninë
është përjetuar një 2- minutësh
heshtje në orën 11 të paradites,
ora kur pushim-zjarri i nënshkruar
nga Aleatët dhe Gjermania i dha
fund konfliktit 4- vjeçar që përfundoi
në vitin 1918. Ky ka të ngjarë
të jetë edhe festimi i fundit i këtij
përvjetori me të tilla përmasa në
praninë ende të të mbijetuarve të
kësaj lufte, të cilët përbëjnë memorien
e gjallë të një ngjarjeje
tragjike. E ndërsa në vendet fitimtare
të luftës, dita e përkujtimit
është një ditë tradicionale që gjithmonë
festohet, në Gjermani, vendin
që e humbi luftën, nuk ekziston
një kulturë e tillë, sepse lufta
mbart stigmën e humbjes dhe
konsiderohet si baza nga ku u ngrit
dhe erdhi në pushtet Adolf
Hitleri,Lufta e Dytë Botërore dhe
Holokausti. Më 1 nëntor, ndërsa e
gjithë Evropa mban heshtje e
nderon të rënët në Gjermani në
Rhineland përgatiten për fillimin
e karnavaleve, që përfundojnë në
shkurt. Por dita e përkujtimit për
gjermanët është e diela 16 nëntor,
ditë gjatë së cilës organizohen disa
ceremoni të vogla për të nderuar
të rënët në të gjithë vendin. Ceremoni
përkujtimore veçse në Evropa
janë organizuar edhe në Irak,
Afganistan dhe Australi, vend që
humbi 60 mijë njerëz në këtë konflikt.
Kryeministri australian deklaroi:
"Të gjithë ne duruam mbi
kurrizin tonë një shekull të përgjakur.
Le të vendosim sërish në
këtë datë armëpushimi, në agimin
e këtij mijëvjeçari që ky shekull
të jetë paqësor". Ndërkohë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel,
ndodhej gjatë ditës së
djeshme në Varshavë, për të
përkujtuar përvjetorin e pavarësisë
së Polonisë, që gjithashtu
ndodhi më 11 nëntor të vitit 1918,
kur vendi u shkëput nga regjimi
austro-hungarez. Lufta e Parë
Botërore ishte lufta e parë e industrializuar.
Ajo shkatërroi 4 perandori
evropiane dhe krijoi edhe
Bashkimin Sovjetik, duke i dhënë
fund njëherazi edhe hegjemonisë
botërore të Evropës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›