E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bilanc tragjik në rrugë, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur



Edhe gjatë 36 orëve të fundit janë shënuar incidente të përgjakshme në rrugë. Burimet pikërisht në vendin e quajtur “Mbikalimi i Shënavlashit”, ka aksidentuar shtetasin Ndue Buna, 45 vjeç, i cili gjeti vdekjen në spital”, - thonë burimet zyrtare. Dema akuzohet për veprën penale të shkeljes zyrtare raportojnë se të paktën 1 person ka gjetur vdekjen dhe katër të tjerë janë plagosur në disa aksidente të ndodhura në rrethet e Shkodrës dhe të Durrësit. Po ashtu, raportohet se janë ndaluar edhe 3 persona në lidhje me këto ngjarje. “Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 21.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bujar Dema, lindur në Durrës dhe banues në Manzë, pasi po atë ditë, rreth orës 10.00, në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, e së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të mjetit pa dëshmi. Të njëjtën ditë ka ndodhur një tjetër aksident në atë zonë, në aksin Sektori Rinia-Shënavlash, ku tre të rinj, teksa udhëtonin me motor, kanë dalë nga rruga, duke u plagosur rëndë. Policia nisi hetimet në gjendje të lirë për shtetasin Enerid Hoxhallari, 26 vjeç, lindur ne Berat dhe banues në lagjen Nr. 15 në qytetin bregdetar. Ndërsa E.B., 18 vjeçe dhe O.S., 5 vjeçe, ndodhen në spital jashtë kontrollit për jetën.
Ndërsa nënë e bijë janë plagosur rëndë në Shkodër si pasojë e përplasjes nga një automjet. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se dje u ndalua shtetasi Nikolin Nika pasi mesditën e së premtes, në afërsi të vendit të quajtur 'Ish – Fusha e Aviacionit', në fshatin Grudë e Re, të rrethit të Shkodrës", duke udhëtuar me mjetin e tij, tip "Benz Mercedez", me targa SH 0758 E, aksidentoi shtetasen Leze Kapaj , 45 vjeçe dhe vajzën e saj, F. K., 5 vjeç. Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u prangos nga forcat e rendit. Ai akuzohet për “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

TË AKSIDENTUARIT
Durrës
Ndue Buna, 45 vjeç, i vdekur
E.B., 18 vjeçe, e plagosur
O.S., 5 vjeçe, e plagosur
Shkodër
Leze Kapaj, 45 vjeçe, e plagosur
F. Kapaj, 5 vjeçe, e plagosur

Trafiku i makinave, hetohen dy persona që futën pa doganë 59 mjete

DURRËS – Pas disa muajsh hetimi, dy tregtarë makinash janë ndaluar pasi dyshohet se kalonin makina kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se dy ditë më parë filloi procedimin në gjendje të lirë ndaj shtetasve Ardian Bilangu dhe Gëzim Haka, pasi akuzohen për kontrabandë të automjeteve. Sipas tyre, 39-vjeçari Bilangu, lindur dhe banues në lagjen Nr. 7 në qytetin bregdetar, në bazë të hetimeve të kryera, rezultoi se që prej vitit 2004 e në vijim ka futur nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Durrës 50 automjete me targa të ndryshme, te cilat nuk i ka zhdoganuar dhe as nuk kanë dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë". Edhe 34-vjeçari Haka, lindur në Tiranë dhe banues në Gjermani, akuzohet për të njëjtën vepër. Që prej vitit 2005 e në vijim, ka kaluar përmes portit të Durrësit 19 automjete me targa të ndryshme, të cilat nuk janë zhdoganuar. Materialet në ngarkim të shtetasve Ardian Bilangu dhe Gëzim Haka i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.

2 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›