Jesus Luz, i ati aprovon lidhjen me Madonën
Per lumturinë e të birit është i gatshëm të bëjë gjithçka, madje edhe të pranojë Madonën si të dashurën e tij. Babai i modelit Jesus Luz ka folur hapur për lidhjen e djalit të tij me Madonën, duke thënë se dyshja janë shumë të lumtur, por nuk mendojnë të shkojnë para altarit për një periudhë kohe. Ylli i “Material Girl” është lidhur me 22-vjeçarin që nga fillimi i këtij viti, pasi e takoi atë gjatë serisë së fotografive për revistën “W”. Dyshja thuhet se planifikojnë një ceremoni premtimi për dashurinë e tyre në qendrën Kabalah, por babai i tyre thotë se ndoshta ceremonia religjioze mund të ndodhë, por jo martesa. “Ceremonia Kabalah, e cila do ta lidhë djalin tim Jesus Luz dhe Madonën konfirmon se ata janë shumë të lumtur me njëri tjetrin. Nuk e di nëse në fakt do të ketë një martesë. Kwtë radhë bëhet fjalë për një lloj rituali, por nuk e di nëse do të ketë vlerë legale”,- thotë babai i modelit.
15 Maj 2009