Pakult-Kozmi, dueli i fundit për bankinën e Kombëtares
Në garë mbeten edhe kroati Ilija Lonçareviç e italiani Antonio Kabrini. Takimi i parë ndërkombëtar i trajneri të ri është ai kundër Portugalisë
Artan Bushati drejtoi Kombëtaren “emergjente” në barazimin 3-3 me Milanin e madh, por më 6 qershor, kur Shqipëria do të ndeshet me Portugalinë për eliminatoret e Botërorit në bankinën kuqezi do të jetë një emër tjetër.
Pas refuzimit të Branko Ivankoviçit e dështimit të ashtuquajturit “samit i Vjenës”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pritet që fundjavë të përzgjedhë seleksionerin e ri të përfaqësueses kuqezezë.
Trajneri me “kapele”, Serse Kozmi, ish-tekniku i Udinezes, Peruxhias e Breshias, aktualisht i papunë, i është shtuar listës për të pasuar në bankinën kuqezi holandezin Ari Han, të shkarkuar pas rezultateve të varfra në shtatë ndeshjet e para të eliminatoreve të Kampionatit Botëror (7 ndeshje, 6 pikë). Emra të fortë mbeten edhe austriaku Peter Pakult e kroati Ilija Lonçareviç.
Sipas burimeve pranë FSHF-së, Pakult, i cili drejton aktualisht Rapidin e Vjenës, ka pranuar në parim kërkesat financiare të federatës dhe kushtin e saj për të qëndruar gjatë në Shqipëri.
Në favor të tij flet edhe një fakt tjetër, avokati shqiptaro-austriak me banim në Vjenë, Skënder Fani, një mik i njohur i Dukës e futbollit shqiptar, dhe për më tepër ai ka qenë i pranishëm si në prezantimin e Oto Bariçit ashtu dhe të Ari Hanit.
Avokat Fani vjen sot në Tiranë, e kështu që me shumë mundësi, emri i trajnerit të ri do të bëhet publik në fundjavë.
Prodani, sekretari i ri i FSHF. A do të mbijetojë?
Eduard Prodani, një ish-zëvendësministër i Ministrisë së Transporteve (2001-2002), u prezantua zyrtarisht si sekretari ri i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, duke zënë në këtë mënyrë vendin e lënë bosh nga Arben Bici, të dorëhequr para pak ditësh për motive krejtësisht personale.
Prodani, i diplomuar për inxhinieri ndërtimesh civile e industriale e me një sërë specializimesh jashtë shtetit mbi institucionet financiare e administrim biznesi, deklaroi gjatë prezantimit të tij frazën formale se “vlerat e para të punës së tij do të shihen vetëm në sezonin e ardhshëm futbollistik (2009-2010)”.
“Përshtypjet e para të mia për Federaten Shqiptare të Futbollit janë që ajo është një organizëm krejt modern, nga pikëpamja e konceptimit të rolit dhe mënyrës se si funksionon sekretari i përgjithshëm", - tha 44-vjeçari Prodani, i cili është sekretari i katërt brenda shtatë vjetësh në presidencën e Armand Dukës, pas Sulejman Starovës, Roland Micit e Arben Bicit, të tre të vetëdorëhequr me vullnetin e tyre.
Prodani është një njohës i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare pasi ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në komisionin e Bashkimit Europian për infrastrukturën. Projektet e mëdha të FSHF-së financohen shpesh nga FIFA e UEFA, dhe një ndër to është edhe pajisja me ndriçime disa stadiumeve shqiptare në Durrës, Korçë, Vlorë, Kavajë e Elbasan.
I vetmi kuriozitet që mbetet për t’u parë do të jetë jetëgjatësia e ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Transporteve, pasi një nga paraardhësit e tij, avokati impulsiv e reformator Roland Mici, mbijetoi vetëm 1 vit në ambientet e selisë së futbollit shqiptar, pasi u shfaq shumë agresiv në selinë e topkëmbës shqiptare.
15 Maj 2009