E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e fshehtë e Dash Pezës dhe sekretet e shtëpisë misterioze

Dashi dhe Edvini nevrikosen njëkohësisht kur marrin vesh se shtëpia sdo të jetë më vetëm e tyrja, por edhe muze kombëtar. Shpallet një grevë e dytë, me njerëz të moshës së tretë, si dhe falsifikohet një dokument, që synon grabitjen e plotë të ndërtesës
Dashi dhe Edvini e themeluan miqësinë e tyre qyshkur i biri i Myslymit nisi punë në Sigurimin e Shtetit, më 1981
Thelbi i Partisë së sotme Socialiste qendron tek lidhja ende e pazbardhur plotësisht e dy personazheve në shtëpinë misterioze

Shtëpia e Pezës, vendi që ka zgjedhur Edvin Rama për të ngritur familjen e tij mund të jetë sot një vend misteri për çdo njeri. Aty hyn Edvini dhe Dashamiri. Këto mistere i bartin sot dy njerëz, Edvini dhe Dashi, të njohur për jetën jonormale dhe për bashkëjetesën po kaq jonormale brenda kësaj shtëpie që gjithnjë e më të mëdha i ka pikëpyetjet. Lidhja e Edvin Kristaq Ramës me Dashamir Myslim Pezën çfarë është në thelb? është një pyetje që mund të duket jo e re, por që sigurisht nuk i ka shprehur përfundimisht përgjigjet e veta.
Në radhë të parë, Dash Peza për ata që nuk e njohin ka qenë një punëtor operativ i Degës së Pestë të Sigurimit të Shtetit që nga fundi i vitit 1981. Dashi i ka folur me simpatinë më të madhe Edvinit mbi armën e dashur të Sigurimit të Shtetit, gjë e cila e frymëzonte djalin e Kristaqit.
Pastaj nga viti 1986 kaloi si efektiv i Ministrisë së Punëve të Jashtme (natyrisht jo për diplomaci). Në numratorin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, krahas shumë e shumë emrave figuron edhe emri i Dashit. Por jo vetëm kaq, se Dashi i Edvinit ka punuar si folklorist (mbledhës) edhe në Institutin e Studimeve Markiste-Leniniste. Ai ishte nga njerëzit që kopjonte, servirte, tirrte për të tjerët ato gjëra që u duheshin ustallarëve të atij instituti.
Dy ditë para hedhjes së bustit të Enver Hoxhës, shtetasi Dashamir Myslim Peza kërkohej të ndalohej në të gjitha pikat e kalimit të kufirit me pasaportën 045335 pasi i kishte shtetit një detyrim prej 85 mijë lekësh. Ndërkaq edhe kur filloi të gjezdisë për tu marrë me tregti, duke kaluar në Bullgari apo vende të tjera, iu desh në ndonjë rast të quhej edhe Zef.
Por nejse kjo është punë tjetër.
Nëse do të këmbëngulet e vërteta, tek lidhja Dash-Ed qëndron edhe thelbi i Partisë Socialiste të sotme.
Tani ata janë së bashku në të keqen e tyre në kullën e shtëpisë së Pezës. Publiku pret të dijë diçka mbi këtë shtëpi misterioze që tanimë i ngjan shtëpisë me gjethe për nga ajo që fsheh dhe për nga irritimi që kanë të dy personazhet, në përpjekje për të ndalur zbatimin e një VKM-je që e ka shpallur shtëpinë ku u mbajt mbledhja e Pezës, më 1942-in, muze kombëtar. Dje prej irritimit u shpall një grevë e dytë e socialistëve në kullën e Pezës, këtë radhë me vullnetarë, kryesisht të moshës së tretë, si dhe u publikua një dokument i bashkisë së Tiranës, i cili në mënyrën më absurde të mundshme, synonte të përvetësonte një godinë-muze, e cila sështë fare në territorin që ajo administron

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›