Presidenca spanjolle:Shqipëria e Bosnjapa viza brenda vitit

BRUKSEL- Presidenca spanjolle e Bashkimit Europian shpreh besimin se BE do të heqë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë dhe ata në Bosnje Hercegovinë brenda këtij viti. Deklaratën e ka bërë ministri i Brendshëm spanjoll, Alfredo Perez Rubalkaba, sipas të cilit të dyja vendet duhet të shtojnë përpjekjet për të plotësuar kërkesat e BE-së. Komisioni Europian rekomandoi pak ditë më parë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen, por Parlamenti Europian shtyu miratimin e këtij vendimi për në qershor.
Siç thekson deklarata e presidencës spanjolle, dy vendet duhet ende të bindin shtetet anëtare të Bashkimit Europian se përmbushin kriteret për të udhëtuar lirshëm në zonën Shengen. “Ne shpresojmë se ato do ti përmbushin obligimet brenda vjeshtës”- tha Rubalkaba pas takimit të mbrëmshëm me homologët e tij europianë në Luksemburg. “I kemi kërkuar atyre të bejnë më shumë përpjekje për të siguruar që do të jenë gati” - shtoi ministry, i cituar nga mediat spanjolle.
Sipas këtyre të fundit, mes shtetasve europianë ekziston shqetësimi dhe dyshimi se mund të përsëritet e njëjta situatë siç ndodhi me Rumaninë dhe Bullgarinë, anëtare të BE-së që nga viti 2007, që nuk arritën të përmbushin premtimet e tyre për të luftuar korrupsionin në mënyrë efektive. Për këtë arsye diplomatët thonë se shumë prej qeverive të BE-së hezitojnë të japin një datë të caktuar për heqjen e regjimit të vizave për shkak të shqetësimit për mospërfundimin e përgatitjeve nga këto dy vende.
(m.a/News24/BalkanWeb)