Jeta e popullsisë me ngjyrë në Amerikën e viteve ‘50-‘60
Në vitet ‘50, diskriminimi i popu
llsisë me ngjyrë në Amerikë, ish
te i ashpër, veçanërisht në shtetet
e Jugut. Ligjet i ndalonin zezakët nga
përdorimi i restoranteve ku hanin të
bardhët, nga shkollat, parqet që
frekuentoheshin vetëm nga të bardhët.
Aktorët zezakë nuk mund të luanin në
teatrot që ndiqeshin nga popullsia e
bardhë. Rolet e zezakëve në këto teatro
luheshin nga aktorë të bardhë që bënin
makijazh. Popullsia me ngjyrë ishte e
lejuar vetëm në ato mjedise që ishin
destinuar për ta, të veçuara nga të
bardhët.
Afrikano-amerikanët jetonin ende sipas
ligjeve të vendosura në të kaluarën,
të ashtuquajtura "Jim Crow laws", që
ishin ligje të diskriminimit maksimal të
popullsisë me ngjyrë. Këtë e ilustron
mirë një shembull i thjeshtë: Kur pas
Luftës së Dytë Botërore, një gazetar pyeti
një grua zezake se cili do të ishte
ndëshkimi më i mirë për Hitlerin për
krimet që kishte bërë, ajo iu përgjigj: "I
ngjyeni fytyrën me të zezë dhe silleni
këtu!".
Në vitin 1954, në çështjen ligjore
"Braun kundër Bordit të Edukimit të Topekës",
Gjykata Supreme e SHBA-së
vendosi që doktrina, sipas së cilës qe vepruar
deri atëherë - "Të barabartë, por
të ndarë" - ishte antikushtetuese. Sipas
vendimit të saj, shkollat e veçuara, bazuar
në ngjyrën e lëkurës, nuk mund të
jenë të barabarta, pasi "të veçosh fëmijët
zezakë nga të tjerët që kanë të
njëjtën moshë, për shkak të racës, kjo
gjeneron ndjenjën e inferioritetit që
ndikon në ndjenjat dhe mendimin e tyre
në mënyrë të pariparueshme. "Gjykata
Supreme shfuqizonte doktrinën "Të
barabartë, por të ndarë" në 17 shtete të
Amerikës. Ky vendim irritoi shoqërinë
amerikane të shteteve të Jugut. Guvernatorët
e Shteteve të Karolinës Jugore,
Xhorxhas dhe Misisipit, kërcënuan se do
ta eliminonin fare sistemin publik shkollor,
nëse studentët me ngjyrë do të studionin
në të njëjtën shkollë me studentët
e bardhë. Njëqind senatorë firmosën
një peticion kundër vendimit të
gjykatës. Grupe raciste u krijuan për të
kundërshtuar vendimin e Gjykatës Supreme.
Në 1957-ën, administrata e Presidentit
Ajzenhauer propozoi ligjin për
hetimin e rasteve të abuzimit të popullsisë
me ngjyrë. Ligji gjeti kundërshtim
në Senat nga senatorët që përfaqësonin
shtetet e Jugut. Sidoqoftë, përfundimisht,
ligji kaloi me vështirësi, por zbatimi
i tij në praktikë u bë pothuaj i pamundur.
Organizata raciste e "Ku Klus
Klanit", themeluar që në shek. XIX, qe
gjallëruar dukshëm në fillim të viteve
‘50. Platforma e kësaj organizate përfshinte
luftën për mbrojtjen e kristianizmit
dhe racës së bardhë.
Kur në një gazetë lokale në Misisipi u
botuan emrat e zezakëve që kishin firmosur
një peticion në favor të ligjit, të
gjithë nënshkruesit e peticionit humbën
punën. Incidente të tilla që praktikisht
shkatërronin jetën e popullsisë me
ngjyrë, u bënë të zakonshme. Përgjigjja
e të bardhëve, kundër integrimit, u
kthye në një dhunë të organizuar
kundër zezakëve. Zezakët që guxonin t‘i
afroheshin shkollës ku studionin
nxënësit e bardhë u kërcënuan me vdekje.
Dhe raste vrasjesh ndodhën, por
nuk u mor asnjë masë hetimore për të
gjetur e dënuar fajtorët. Madje, edhe
shtypi i injoroi ato me heshtje. Por kjo, jo
për shumë kohë. Vëmendjen e medias
kombëtare e tërhoqi rasti i masakrës së
zezakut 14-vjeçar, Emmett Till, nga dy
të bardhë. Njëri nga vrasësit shpjegonte
arsyen pa kurrfarë pendimi: "Desha
t‘u jepja një mësim të mirë disave. Nëse
një negër guxon t‘i afrohet një gruaje të
bardhë, kjo do të thotë që atij i ka ardhur
fundi".
Të dy vrasësit, Milam dhe Bryan, e
masakruan djalin e ri, duke i rënë me sëpatë
kokës e coptuar trupin. Vrasja e të
riut zezak 14- vjeçar galvanizoi tërë komunitetin
me ngjyrë të Misisipit dhe së
fundi tërhoqi edhe vëmendjen e medias
së bardhë. Guvernatori i Misisipit
kërkoi hetimin e krimit. Sidoqoftë, gjithkush
besonte që vrasësit do t‘i shpëtonin
drejtësisë dhe kjo i bëri dëshmitarët
e krimit të kishin frikë të flisnin. Gjyqi
zgjati vetëm një orë dhe të dy kriminelët
u lanë të lirë.
Pas vrasjes së Emmett Till, shumë
afrikano-amerikanë e braktisën Jugun
dhe ngarkuan plaçkat për t‘u vendosur
përfundimisht në shtetet e Veriut.
Shumë syresh filluan jetën në Çikago,
Detroit dhe Klivlend, ku krahu i punëve
më parë përbëhej kryesisht nga gjermanë,
italianë e sllavë. Megjithatë, në
vendin e ngjarjes diçka ndryshoi. Fqinjët
e vrasësve të bardhë u kthyen atyre
kurrizin. Bankat refuzuan t‘u jepnin
kredi. Biznesi i tyre u bojkotua nga
klientët, derisa përfundimisht u mbyll.
Madje, atyre iu kërkua të largoheshin
fare që andej.
Roza Parks
Edhe pas vrasjes së Emmet Till, jeta
për popullsinë me ngjyrë në Amerikën
Jugore vazhdonte po ajo. Tipik qe qyteti
i Montgomerit në shtetin e Alabamës.
Në fillim të viteve ‘50, nga 120 mijë banorë,
48 mijë ishin afrikano-amerikanë.
Shumë zezakë jetonin në shtëpi të vjetra
gati në të shembur, shpeshherë pa
elektricitet dhe pa ujë dhe me rrugë të
prishura që bashkia e qytetit refuzonte
të shpenzonte për riparimin e tyre.
Ndërsa shumica e popullsisë së bardhë
kishte makina për të shkuar në punë,
popullsia me ngjyrë përdorte transportin
urban çdo mëngjes. Por sipas ligjit të
vendosur nga qyteti, para se të hipnin
në autobusë, zezakët duhet të bënin
pagesën te dera e parë e autobusit dhe
pastaj duhet të zbrisnin e të hipnin
përsëri në të, vetëm nga dera e pasme.
Në mbrëmjen e 1 dhjetorit 1955, një grua
zezake, e quajtur Roza Parks, pasi kishte
bërë pazarin hipi në autobus për të
shkuar në shtëpi. Ajo u ul në një karrige,
pikërisht pas tabelës ku qe shkruar
"Vetëm për të bardhët".
Pas një dite të gjatë pune, ajo ndihej
e lodhur. Gjatë udhëtimit, autobusi erdhi
duke u mbushur me pasagjerë dhe
të gjitha karriget e të bardhëve ishin të
zëna. Në një stacion, në autobus hynë
dy burra të bardhë. Shoferi thirri me zë
të lartë që, zezakët që ishin ulur pranë
karrigeve ku uleshin të bardhët, të shtyheshin
dy radhë më mbrapa. Tre zezakë
lëshuan vendet e tyre e qëndruan në
këmbë. Roza, e lodhur, nuk lëvizi nga
karrigia e saj. Shoferi i bërtiti që të ngrihej,
por ajo përsëri nuk u ngrit. Mbi prehrin
e saj mbante ushqimet që kishte
blerë.
Shoferi njoftoi policinë dhe Roza
Parks përfundoi në burg. Ajo kishte thyer
ligjin, sipas të cilit zezakët duhet t‘ua
lëshonin vendet e tyre të bardhëve, në
rast se autobusi mbushej plot.
Organizata për mbrojtjen e të
drejtave të afrikano-amerikanëve, e
drejtuar nga udhëheqësi i saj, Edgar
Daniel Nikson, thirri menjëherë në një
mbledhje 19 ministrat e kishës të Montgomerit.
Mbi 35 mijë fletushka u shpërndanë
nga studentët dhe qytetarë vullnetarë
në tërë qytetin. Fletushkat e shtypura
shpjegonin arsyen e arrestimit të
Roza Parks dhe u kërkonte qytetarëve
me ngjyrë të Montgomerit që të mos
hipnin në autobusët e qytetit vetëm për
një ditë, ditën e hënë, më 5 dhjetor.
Ditën e hënë, të gjithë autobusët
qarkullonin bosh nëpër rrugë. Atë natë,
mijëra qytetarë me ngjyrë u mblodhën
pranë kishave për të protestuar kundër
diskriminimit racor dhe ligjeve që ndanin
zezakët nga të bardhët. Ministri i ri i
kishës, 26-vjeçari Martin Luter King,
mbajti një fjalim të zjarrtë para turmës
së mbledhur. Atë mbrëmje, u vendos që
bojkotimi i autobusëve të qytetit të zgjaste
deri sa t‘i jepej fund diskriminimit
racor, që e mbante të ndarë popullsinë
me ngjyrë nga ajo e bardhë. Për 13 muaj
me radhë, autobusët shkonin e vinin
bosh në rrugët e Montgomerit.
Qytetarët e bardhë të Montgomerit
nuk i përkrahën kërkesat e tyre, në të
kundërtën,
shtëpia e Martin Luter Kingut u përfshi
nga flakët nga një bombë e hedhur në
të. E njëjta gjë ndodhi edhe me familjen
e Edgar Niksonit. Më vonë, dr. Martin
Luter Kingu (i riu), bashkë me 24 të tjerë,
u arrestuan si shkaktarë të krijimit të
bojkotit. Gjatë gjithë kohës së bojkotit,
dr. Martin Luter King (i riu) mbajti fjalime
që ishin kundër dhunës, duke
predikuar durim në zgjidhjen e problemit
në mënyrë paqësore. "Në qoftë se
ne arrestohemi çdo ditë, nëse shfrytëzohemi
çdo ditë, mos lini askënd t‘ju
tërheqë aq poshtë sa të ngjallë te ju urrejtjen.
Shumë njerëz janë rritur me ndjenjën
e urrejtjes ndaj nesh, sepse i kanë
mësuar të na urrejnë që në djep. Faji nuk
bie i tëri mbi ta. Ne duhet të përdorim
armën e dashurisë dhe mirëkuptimit
ndaj atyre që na urrejnë", predikonte ai.
Më 20 dhjetor 1956, gjykata hodhi
poshtë ligjin e diskriminimit racor në autobus.
Pas suksesit me bojkotimin e autobusëve
në Montgomeri, dr. Martin
Luter King u bë udhëheqës i lëvizjes për
ndryshimet sociale pa dhunë. Ai koordinoi
aktivitetet e grupeve të tjera për
të drejtat civile. Së bashku me ta, ai organizoi
marshimin drejt Uashingtonit,
për të ngritur zërin për aprovimin e një
legjislacioni për këto të drejta. Më 17 maj
1957, 25 mijë njerëz ndoqën mitingun e
organizuar. Pas zgjedhjes së Xhon Kenedit
si President dhe ardhjes së Robert
Kenedit në postin më të lartë të drejtësisë,
lëvizja e drejtuar nga dr. Martin
Luter King gjeti mbështetje si asnjëherë.
Më 11 qershor 1963, Presidenti Kenedi
bëri deklaratën më të fuqishme që kishte
bërë ndonjëherë ndonjë President i
atij shekulli para popullit të vet në emër
të të drejtave civile: "Duhet bërë e mundur
për studentët amerikanë, të çdo lloj
ngjyre, që të ndjekin çdo lloj universiteti
që ata dëshirojnë. Duhet bërë e mundur
për konsumatorët e çdo ngjyre të gëzojnë
shërbim të barabartë në vendet
publike, në hotele, restorante, teatër,
dyqane, pa qenë nevoja të demonstrohet
për këto nëpër rrugë".
Duke pasur përkrahjen e vetë Presidentit,
lëvizja u rrit dhe u forcua edhe
më shumë. Udhëheqësit zezakë planifikuan
një marshim tjetër në Uashington,
që përkonte me 100-vjetorin e
Proklamatës së Emancipimit. Më 28
gusht 1963, pothuaj 250 mijë demonstrues
zezakë, por midis tyre edhe të
bardhë, u mblodhën para monumentit
të Linkolnit, në Uashington DC, që të
shprehnin shqetësimin e tyre rreth këtij
problemi që prekte tashmë gjithë SHBAnë
dhe që ishte injoruar për një kohë të
gjatë. Kur fjala iu dha dr. Martin Luter
Kingut, populli shpërtheu në duartrokitje
e ovacione.
Aty dr. Martin Luter King mbajti fjalimin
e tij të paharruar: "Unë kam një
ëndërr". Bukuria e atij fjalimi qëndronte
në thjeshtësinë, madhështinë në mesazhin
që përcillte: "Unë kam një
ëndërr. Ëndrra ime është që një ditë...
djemtë dhe vajzat zezake të bashkojnë
duart me djemtë e vajzat e bardha dhe
të ecin së bashku si vëllezër e motra...".
Çdo moment që dr. Kingu zbulonte
një prej imazheve të ëndrrës së tij,
njerëzit thërrisnin që ai të vazhdonte.
Njerëzit lidhën duart me njëri-tjetrin,
qanin e përqafoheshin. Ishte një moment
prekës, i papërsëritshëm në histori.
Ai e mbylli me fjalët: "Kur ta lëmë
lirinë të tringëllojë, në çdo fshat, qytet
e shtet, atëherë do të jemi në gjendje
të shpejtojmë atë ditë kur të gjithë fëmijët
e Zotit, të zinj e të bardhë, hebrenj
ose jo, protestantë e katolikë, do të jenë
në gjendje të bashkojnë duart e të këndojnë:
Të lirë më në fund! Të lirë më në
fund! Faleminderit Zot i plotfuqishëm,
më së fundi ne jemi të lirë!".
I gjithë populli i mbledhur lëshoi një
thirrje aprovimi.
Në historinë e të drejtave civile, mitingu
i vitit 1963 mbeti i paharruar. Martin
Luter King u bë simboli i shpresave
dhe ëndrrave për afrikano-amerikanët.
Zgjedhja e Obamës, si President i
parë me ngjyrë i SHBA-së, është realizimi
i ëndrrës së dr. Martin Luter Kingut