E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Marrëveshja me Fondin, pas zgjedhjeve

Ministri i Financave është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, por jo me kushtet që ofron marrëveshja aktuale, e cila mbyllet në janar 2009. Në konferencën e djeshme për shtyp, kreu i Financave, pasi ka falënderuar shefin e Misionit, Gerwin Bell, tha se "Qeveria ka qenë e angazhuar dhe shumë krenare që mundësoi përfundimin me shumë sukses të një marrëveshjeje, e cila pati objektiva gjithnjë e më të avancuara". Deklarata e ministrit shpreh hapur qëndrimin e qeverisë për t‘i dhënë fund raportit që ka me FMN, për sa i takon marrëveshjes PRGF/EFF (Për Zbutjen e Varfërisë dhe Lehtësimit të Rritjes Ekonomike të Shqipërisë). "Do të bashkëpunojmë ngushtë me FMN-në, sigurisht jo në marrëveshjet e tipit të deritanishëm, por me marrëveshje të përshtatshme për Shqipërinë. Deri në përfundimin e zgjedhjeve, sigurisht që nuk është normale që ne të fillojmë negociata dhe të nënshkruajmë marrëveshje", tha Bode. Qeveria do të presë që menjëherë pas zgjedhjeve, Fondi të rikthehet në Shqipëri për të nënshkruar një marrëveshje krejt të ndryshme nga ajo që patëm deri më tani. Sipas ministrit, situata ekonomike në Shqipëri pas zgjedhjeve do të jetë edhe më e mirë, ndërsa marrëveshja me FMN-në do të ketë më pak objektiva, shumë pak parametra. Nga ana tjetër, shefi i Misionit, Bell, tha se, "pritet që rishikimi i gjashtë dhe i fundit nën programin aktual PRGF/EFF t‘i paraqitet Bordit Ekzekutiv të FMN-së përpara përfundimit të marrëveshjes, më datën 31 janar 2009". Zyrtarë të FMN-së janë shprehur të gatshëm ta vazhdojnë zbatimin e marrëveshjes aktuale edhe për një vit, sikundër ka ndodhur me vendet e tjera, të cilat janë gjendur në vite elektorale. Pavarësisht kësaj, FMN-ja do të mirëpresë çdo vendim të palës shqiptare për sa i takon tipit të marrëveshjes, ndërsa deklaron se Shqipëria do të vazhdojë të jetë anëtare e Fondit. Edhe pse kanë mbetur tre muaj kohë nga përfundimi i marrëveshjes, ministri i Financave, që dje paraqiti qëndrimin e qeverisë për t‘i dhënë fund këtij bashkëpunimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›