E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj: Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta

Aktivistë të G99 zhvilluan dje një konferencë për shtyp pranë një pike karburanti në Tiranë për të ngritur shqetësimin e çmimeve të larta të karburanteve në Shqipëri që nuk reflektojnë dinamikat e tregjeve botërore. Erion Veliaj tha për mediat se "ndërkohë që çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka rënë disa herë, kjo rënie nuk reflektohet në çmimin me të cilin shqiptarët blejnë sot karburantet". Ndërkohë që maqedonasit, kosovarët dhe malazezët e blejnë sot karburantin me çmime të nivelit 80-90 qindarka të euros, pra në nivelin e 100 lekëve të reja, shqiptarët duhet ta blejnë atë të paktën 25% më shtrenjtë. Karburantet e shtrenjta, përkthehen në ushqime më të shtrenjta, transport më të shtrenjtë, ngrohje më të shtrenjtë, dhe shqiptarët sigurisht që nuk kanë arsye pse të mbajnë një kosto të tillë varfëruese pa arsye. "Shohim sot politikanë pa fund që ngrenë zërin dhe përdorin të gjitha format e protestës për të mbrojtur interesat e tyre private, ndërkohë që nuk e tregojnë këtë zell asnjë herë kur vjen puna për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë. Bujqërit shqiptarë detyrohen ta blejnë naftën për bujqësinë në Maqedoni, sepse ndryshe duhet ta përballojnë me çmim 4000 lekë për dynym, peshkatarët mundohen deri në Mal të Zi ose dhe Itali, ndërkohë që shteti rri duarkryq për mirëqenien që mungon", tha Veliaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›