E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e të tjerëve në Shkodër

Jeta e përditshme e intelektualit të Gjermanisë Lindore e përgjuar nga Shërbimi Sekret, mendohet të ketë qenë pikërisht ashtu siç e paraqet “Jeta e të tjerëve”. Filmi i regjisorit gjerman Florian Henckel von Donnersmarck, fitues i Çmimit Oskar për vitin 2007 shfaqet më 4 dhjetor, në orën 11.00 në kinemanë Millenium në Shkodër.

Është DDR-ja e mesit të viteve 80-të. Një ministër i plotfuqishëm që kërkon të shtjerë në dorë një aktore të famshme kërkon të heqë qafe një rival, një shkrimtar po me famë. Ai vë në veprim kundër tij një specialist përgjues të Stasi-t, i cili përgjon apartamentin e çiftit dhe shpreson që preja e tij të shprehet një ditë kundër regjimit. Filmi analizon nëpërmjet fatit të individit mekanikën e një sistemi të padrejtë dhe përshkruan mënyrën e saj të funksionimit. “Jeta e të tjerëve” është konsideruar një kontribut i rëndësishëm në ritrajtimin e historisë së DDR-së.

Në rolet kryesore interpretojnë Martina Gedeck, Ulrich Mühe, Sebastian Koch.

Ky projeksion bëhet në bashkëpunim me Konsullatën Italiane në Shkodër dhe me Ambasaden Gjermane në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›