E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindjet e Karolit

Teatri në anglisht nga nxënësit e shkollës së mesme Rrëshen

Për të tretin vit trupa teatrale e shkollës së mesme në Rrëshen nën drejtimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes që punojnë në Bashkinë e Rrëshenit dhe në shkollën e mesme të qytetit, kanë ofruar për spektatorin një performancë interesante me pjesë të njohura nga shkrimtarë botërorë. Për dy vite ka qenë mësuesi i anglishtes Patrik O’Brajan, i cili mundësoi një realizim të tillë dhe dërgimin e trupës aktruese edhe në Amerikë për një muaj gjatë dy stinëve verore të kaluara, ndërsa këtë vit e ka vazhduar vullnetarja tjetër e Korpusit të Paqes, mësuesja e anglishtes në shkollën e mesme Sarah Kristensen. Trupa prej 14 aktorësh amatorë shfaqi të shtunën pasdite në sallën e pallatit të kulturës, “Krishtlindjet e Karolit” të Charles Dickens-it në një interpretim të shkëlqyer, ku pos anglishtes së rrjedhshme, ra në sy loja e bukur aktoriale.

“Krishtlindjet e Karolit” është një histori që lidhet me një zotëri të vjetër e të pasur i quajtur Scrooge, që i urrente Krishtlindjet. Një natë kolegia e tij e vdekur i shfaqet si fantazmë duke i thënë se nëse do të vazhdonte të jetonte jetën e mëparshme ai do të ndëshkohej pas vdekjes. Për të shpëtuar shpirtin e tij do ta ndihmonin tre fantazma që do t’i shfaqeshin. Njëra prej tyre i tregon atij të shkuarën, e dyta të tashmen dhe tjetra të ardhmen. Scrooge kupton që nga njeri i keq që kishte qenë duhej të ndryshonte. Zgjohet të nesërmen në mëngjes dhe feston për herë të parë krishtlindjet si gjithë të tjerët. Ky rol luhej në mënyrë pasionante nga Ledion Kola, ndërsa gratë fantazma vijnë në një lojë interesante nga Klaudina Gjergji, Ornela Lleshaj dhe Eneda Marku. Emocinues vjen roli i Mr Fezziëing nën interpretimin e Pavjo Gjinit. Në rol befasues vjen dhe nxënësja Ada Mrruku ashtu si dhe nxënësit e tjerë Elvis Tusha, Aldi Pjetri, Dorina Ndoka, Aldi Margjini, Brikena Lurthi, Emiljana Gjonaj dhe Julian Gjaci.

Gjithçka ishte në funksion të shfaqjes dhe infrastrukturës nën ndihmën e pallatit të kulturës “Mirdita”, konstumografisë nga vetë nxënës të shkollës së mesme etj. Në ndihmë të shfaqjes ishin dhe vullnetarë të tjerë të Korpusit të Paqes si Dan McGinley dhe Frances Anderson. Drejtuese dhe regjisore e kësaj shfaqjeje, mësuesja Sarah Christensen thotë se si vullnetare e re e Korpusit të Paqes në shkollën e mesme Rrëshen e ka kënaqësi vazhdimin e programit teatror e ku pos shfaqjeve për komunitetin e Rrëshenit do të jetë dhe një udhëtim në Ft Ëorth, Texas në korrik 2009 për teatër dhe trajnim lidershipi për 10 studentë nga Mirdita.

Për dy vitet e fundit studentët nga Rrësheni kanë marrë pjesë në këtë. “Ne shkojmë përpara për të vazhduar këtë trajnim përsëri këtë vit, përmbylli vullnetarja amerikane e Korpusit të Paqes”, Christensen. “Krishtlindjet e Karolit” shfaqet përsëri më 6 dhjetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›