E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Jeta është një ëndërr”, rikthimi i Tukiçit

Autori i Lajmit: Redaksia

David Tukiçi, kompozitori i mirënjohur do të ngjisë në teatrin e Operas dhe Baletit krijimin e tij të parë operistik "La vitta è sogno" një vepër lirike që ai e ka kompozuar mbi dramën e Pedro Calderon de la Baca, dramaturg spanjoll. Këtë vepër libretistit italian Giacomo Carbone e ka kthyer në vargje. Kjo shfaqje, pritet të ngjitet së shpejti në skenën shqiptare, menjëherë pas baletit “Carmen”, që është aktualisht në repertorin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. David Tukiçi, njihet si këngëtari më i vogël në moshë shqiptar. Një histori që nis që nga dalja e tij e parë në Festivalin e dhjetorit me këngën "Globi rrotullohet" (14 vjeç), vijon me duetin me Nertila Kokën në këngën "Sagapo, të dua" (Festivali i 90-tës) e me një sërë kompozimesh "Dy gëzime në një ditë", këngë me të cilën Nertila Koka fitoi çmimin e parë në festivalin e 25 të Këngës (1986), "Mirësevjen ditë e re" kënduar nga Afërdita Laçi, ose "Të jesh artist" e Lindita Theodhorit. në Teatrin e Operës, krijimin e tij të parë operistik "La vitta è sogno" (Jeta është ëndërr), një vepër lirike që ai e ka kompozuar mbi dramën e Pedro Calderon de la Baca, dramaturg spanjoll. Këtë vepër libretistit italian Giacomo Carbone e ka kthyer në vargje. Është një operë legjendë me tri akte, për të cilën autori punoi tre vjet. Në skenën shqiptare do të ngjitet në datat 29, 30 prill dhe 1, 2 maj. David Tukiçi ka studiuar në Akademinë e Arteve piano dhe kompozicion. Në vitin 1992 u largua nga Shqipëria për në Itali ku studioi 2 vjet kompozicion. Vazhdoi studimet në Paris, në Akademinë "École Normale du Paris" ku u diplomua për kompozicion dhe dirigjim. Jeton vetëm në Catanzaro të Italisë, por sipas kompozitorit "asnjëherë një artist nuk është vetëm. Unë jetoj me tingujt, më shoqërojnë gjatë gjithë kohës edhe kur fle".
“Jeta është një ëndërr"
"La vitta è sogno" është një dramë në tri akte me të cilat Calderon na jep përgjigje pyetjeve rreth ndikimit të njerëzve në fatin e tyre. I gjithë komploti rrotullohet rreth Sigizmunda, një princ polak i cili ishte babai i Basil. Në fakt, pas lindjes së djalit, profecia bëri që Sigizmund të jetë një tiran mizor. Në moshën e ndërgjegjes mbretit vendos që të sjellë djalin në gjyq. Nëse dëshmon mizori, do ta kthejmë atë përsëri në kullë. Sigizmund kur u zgjua, përfundoi në zemërim, Basil fillon të duroj të atin duke menduar se yjet janë të drejtë. U kthye përsëri në burg, dhe me pas portieri i Sigizmund, tha se kjo ishte një ëndërr. Në këtë rast, autori kërkon përgjigje për pyetje rreth fatit.
Opera, shfaqjet në radhë
Në kalendar është planifikuar një balet. Më 11, 12, 14 dhe 16 prill, shfaqet premierë "Carmen" i Georges Bizet, një produksion i kompanisë "Balletto del Sud", me koreografi të Fredy Franzettit. Në vitin 2008 në bashkëpunim me të njëjtën kompani dhe të njëjtin koreograf, kanë interpretuar balerinët Enada Hoxha dhe Gerd Vaso në Itali. Në prill prezantohet për publikun e Operës, kompozitori David Tukiçi me operën "Jeta është ëndërr" (La vita é Sogno). Opera "Jeta është ëndërr" shfaqet në 29-30 prill dhe 1-2 maj. Gjysma e dytë e sezonit hapet me premierën "Anna Bolena" të kompozitorit italian Gaetano Donizetti. Në vitin 2008 është shfaqur nga ky autor tragjedia "Lucia di Lammermoor". Në këtë shfaqje shkëlqeu sopranoja Orjana Kurteshi në rolin e Luçias. "Anna Bolena" shfaqet më 2-9 qershor. Më 23-30 qershor shfaqet baleti "Zorba" me muzikë nga Mikis Theodorakis. Në kalendarin që po prezantojmë ku mungojnë koncertet solo dhe ato të studentëve të Akademisë së Arteve, po edhe përvjetore artistësh, nuk janë shënuar aktivitet që zhvillohen në muajt e verës. Lajmërohet vetëm 100-vjetori i sopranos së njohur lirike Tefta Tashko Koço. Sezoni rinis në tetor me operën e kompozitorit gjerman Jacques Offenbach "Përrallat e Hoffmanit" (The tales of Hoffmann). Shfaqen 1 deri më 6 tetor. Po në këtë muaj, rikthehet për publikun shqiptar koreografi italian, me premierën botërore, baletin "Gjak dhe dritë" (Sangue e Luce). Në prill të vitit të kaluar, Candeloro, u prezantuan në Teatrin e Operës me baletin "Krijimi" (Die Schöpfung). Shfaqja është caktuar më 17-23 tetor. Nga vepra e tragjedianit anglez Ëilliam Shakespeare vjen "Otello" me muzikë të Xhuzepe Verdit, premierë më 11-18 nëntor. Baleti "Bukuroshja e fjetur" me muzikë të Çajkovskit shfaqet më 2-8 dhjetor.
Sezoni artistik i këtij viti mbyllet me operetën "Vejusha gazmore", me muzikë të Franz Lehár, më 24-27 dhjetor.

Ky lajm është publikuar: 07/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›