Jeta nën kostumet siamezë
Kostumi i vëllezërve siamezë ka sjellë një atmosferë tjetër në shtëpinë e "Big Brother". Nada ka qenë gati ta heqë kostumin dhe është munduar t‘ia mbushë mendjen dhe Nardit me të cilin ndan këtë veshje. Ina i thotë të durojë deri të shtunën për hir të buxhetit të javës. Ndërkohë, Olsi shprehet se edhe po e hoqi kostumin, do t‘i shkojë sërish asaj në krevat. Gjithsesi, ai i kërkon Nadës të sakrifikojë deri nesër. Nardi i thotë të mos e heqë kostumin, sepse ndryshe banorët do ta nominojnë këtë javë. Ndërkohë, për vete ai shprehet se është gati ta heqë kostumin, duke u ndier i bindur se do të dalë nga shtëpia të shtunën, e ndaj sipas tij nuk ka se çfarë të humbasë. Nada thotë se nuk e tremb fakti se mund të nominohet nëse heq kostumin e provës, por përgjysmimi i buxhetit.
Ndërkohë, Grupi B, nis misionin e kapjes se pulave dhe gjelave në kopsht, por dështojnë qysh në fillim. Më shumë vështirësi, ata kanë mundur të kapin pula, të cilat nuk i përkisnin grupit të tyre. Romina gëzohet se ka kapur pulën "Romina Pawer", por zbulon nëpërmjet Çimit se është pulë e grupit tjetër. Arbri kap "Pucinelën", sërish pulë e grupit tjetër.
Banorët njihen me pulat dhe gjelat e rinj, që i janë shtuar "Chiken Farm". Ata mundohen edhe të gjejnë emërtimet e tyre, që për lojë janë emra të personave me famë.
Banorët fillojnë të ushtrohen për provën, duke u munduar të gjejnë këngët e dueteve dhe të krijojnë poezi për personat publikë, që personifikojnë pulat e grupit të tyre. Nada shpall miss pulën e shtëpisë, duke u munduar të marrë me lehtë këtë provë të javës, që fillimisht është dukur se nuk i ka pëlqyer fare. Ndërkohë, në kopsht ka filluar gara mes grupeve se kush e ka këngën e pulave më të bukur.
Është Çimi i ngarkuar për komunikimin e provës së javës, por me parë grupet do të këndojnë këngët që kanë përgatitur. "Big Brother" do të vendosë se cili grup ka kënduar më mirë.
Prova konsiston në çiftëzimin e pulave. Rregulli i parë është që: kostumi e vëllezërve siamezë, nuk duhen të hiqet në asnjë moment. Një kostum tjetër do të përdoret kur banorët të jenë duke punuar me pulat jashtë shtëpisë. Në momentin që koha e punës do të mbarojë, paliçetat siameze të punës do të ndërrohen me palicetat siamezë për shtëpi. 50% e buxhetit të javës do të shpenzohet për provën e javës.
Banorët do të ndahen në dy grupe dhe puna e tyre do të nisë pas rënies se gongut. Secili grup do të kapë 5 çifte pulash dhe do t‘i fusin në kafaz. Pas sinjalit të "Big Brother", ata do të nxjerrin informacione për çiftet e pulave, të pagëzuara me duete emrash njerëzish të falshëm dhe në rastin kur janë këngëtarë, grupi duhet të zgjedhë një këngë të njohur të tyre. Gjithashtu, grupet janë të detyruara të krijojnë një poezi për pulat.
Grupi tjetër ndërkohë e ka marrë me terezi, duke kënduar lloj-lloj këngësh veç asaj të pulës. Më në fund ata vendosin ta marrin seriozisht lojën edhe krijojnë një performancë tepër energjike, me ndihmën e Junës, e cila këndon me zë të lartë.
Arbri me Julindën kanë për detyrë të pastrojnë tapetin. Por si të koordinohen për lëvizjet? Arbri sugjeron që ta bëjnë me komandë. "Te treshi ulemi"- thotë ai. Ata vazhdojnë pastrimin duke kënduar e fishkëllyer. Arbri pak më parë ka qenë në dhomën e rrëfimit dhe i tregon Julit për zërin e operatorit të "Big Brother". "Zëri i saj ishte shumë i ëmbël" thotë Arbri.
"Na bëj ndonjë muhabet se na iku mendja" i thotë Romina Polit, ndërkohë që pastrojnë banjën bashkë. Ata lëvizin nga njeri cep te tjetri njëkohësisht dhe Poli ndjek lëvizjen e Rominës. Ai i thotë se nuk ka nevojë të pastrojnë seriozisht, por vetëm sipërfaqet. Ajo i thotë se çdo gjë që po bën është e nevojshme. Romina thotë se pasqyrën e kanë bërë shumë pis. Poli i rri nga mbrapa dhe këndon.
Janë Ervisi dhe Juna duke rregulluar krevatet, por kjo është shumë më e vështirë kur je i detyruar të rrish ngjitur. Ata i bëjnë rregullimet një herë njëri e një herë tjetri. Visi i bindet çdo udhëzimi të Junës dhe e ndjek atë në radhën e veprimeve që duhen bërë.
Janë Astriti me Besën që nisin qërimin e patateve për drekë, ndërsa Shkëlqimi do të gatuajë tavën me patate. Ndërkohë, Leonardi dhe Najada janë te lavamani duke larë enët. Në fakt, është Leonardi që lan dhe Najada që luan. Ajo duket pak e bezdisur nga fakti që i duhet të rrijë ngjitur me dikë tjetër. Kthehet sa andej këtej duke kërcyer edhe thotë se i bëhet "pipi". Çimi e pyet çfarë ka dhe ajo i përgjigjet se është mërzitur, madje është mërzitur shumë.