Jeta pas gazetave
Pak industri në këtë vend janë llastuar si gazetat. Qeveria në fakt nuk iu shkruan çeqe, ashtu si bën për fermerët dhe tani bankat, kompanitë e sigurimit dhe prodhuesit e automjeteve. Por politikanët në mënyrë rutinore i paguajnë gazetat lokale në gjykata njëlloj si industritë e tjera që paguajnë për politikanët. Deri vonë, shumica e gazetave ishin monopole, me një shkarkim të posaçëm në ligj për t'i ndihmuar të qëndronin të tilla. Përfaqësuesi gjeneral ligjor ka thënë se është i hapur për shkarkime shtesë për të nxjerrë këtë industri jashtë telasheve të sotme. Vetë Kushtetuta e mbron biznesin e industrisë së gazetave nga ndërhyrja e qeverisë dhe Gjykata e Lartë thotë se kjo përfshin imunitet pothuajse total nga gjykimet e gabimeve të bëra, si gjykimet, të cilat pllakosin industritë e tjera.
E pastaj erdhi interneti për të përpirë disa nga çmimet më të mëdha të industrisë. Nëse do t'i kishit thënë ndonjërit prej mogulëve (pronarët e medieve), të së kaluarës se ndonjë ditë do të jetë e mundur të botosh një gazetë pa paguar asgjë për letër, shtyp dhe shpërndarje, ai nuk do ta kishte parandier se kjo do të thoshte katastrofë për industrinë.
Por kështu është.
Është joshëse, por shumë e lehtë të thuash se problemet e gazetave janë gabimet e tyre. E vërtetë, industrisë i ikën një armatë e tërë e anijeve. Nëse gazetat do të kishin qenë më të mençura apo më të shpejta, do t’i kishin ruajtur shpalljet. Mund të kishin shpikur rrjetin social, por e tërë kjo është mend pas kuvendit: unë nuk mendova për këto gjëra, por as ti. Duke gjykuar nga “Tribune Co.” për të cilët dikur punoja, drejtori tipik i gazetës është një arushë me pak tru. Deri vonë, nevoja ishte për tru të vogël. Edhe tani, të thuash se industria e gazetave ka probleme që nuk zgjidh dot as një autobus me gjeni, është si të thuash se problemet e industrisë janë të pazgjidhshme. Apo së paku të pazgjidhshme pa ndihmë.
Por ndihma mund të jetë rrugës. Sugjerimet po derdhen, ndonjëherë duke ardhur me një çek, që gazetat duhen të bëhen fondacione jofitimprurëse, apo që fondacionet duhet të furnizojnë ekipet hulumtuese dhe byrotë e jashtme dhe pajisjet e tjera të shtrenjta. Apo që duhen vendosur kufizime mbi praktikën e poshtër të “grumbullimit”, website që marrin lajme, via link-et nga site-t e tjerë. Apo që blerësit duhet të detyrohen, disi, që të paguajnë. Dy artikuj të botuar tani vonë në revistën “Slate” argumentonin se gazetat (1) në fakt luajnë një rol jo fort të rëndësishëm në demokracinë tonë dhe (2) gjenden në këtë bela për shkak dallavereve financiare e jo për shkak forcave të patundura të teknologjisë.
Por le të themi që këto të dyja janë gabim: që teknologjia është në skaj të heqjeve të disa organeve tradicionalisht vitale të politikës së gazetës. Çfarë duhet të bëjmë?
Si thoni sikur të mos bëjmë gjë? Kapitalizmi është një “stuhi e përjetshme e shkatërrimit krijues” (Joseph Schumpeter). Industritë vijnë e shkojnë. Një industri e gazetës, e cila ishte mbikëqyrëse e qeverisë apo e fondacioneve me mendje të fryrë, do të komprometohet pikëllueshëm. Dhe për çfarë?
Ju mund ta dashuroni ritualin e mëngjesit me gazetë dhe kafe, ashtu si unë, por seriozisht mendoni se kjo meriton përkrahje? Më fal, por njerëzit, të cilët janë rritur mbi kompjuter, mendojnë se leximi i lajmeve në gazetë është po aq i bezdisshëm sa të duket ty leximi nga një ekran. (E tërë ajo ngjyrë në duart dhe teshat e tua.) Nëse brenga jote është më e madhe, që nëse nuk i shpëtojmë gazetat tradicionale, do të humbim informata që janë vitale për demokracinë, jeni duke thënë se njerëzit duhet ta marrin këtë informatë duan apo jo. Ky është një argument jo tërheqës: t'ua shtysh informatën poshtë fytit njerëzve në emër të demokracisë.
Por kjo në të vërtetë nuk është problem. Ashtu siç kanë cekur shumica, më shumë njerëz po kalojnë më shumë kohë duke lexuar lajme dhe analiza se kurrë më parë. Vetëm se i lexojnë online. Me shekuj njerëzit e vlerësuan përmbajtjen e gazetave mjaft sa për të paguar çmimin e prodhimit të tyre (ose direkt, ose duke përkrahur reklamuesit.) Gjendemi në një tranzicion, fundi nuk dihet. Ariania Huffington mund të zgjohet një mëngjes për të gjetur se “Washington Post” ka ikur përgjithmonë dhe lakuriqësia e vjedhjes së saj e ekspozuar para botës. Kushedi? Por nuk ka arsye të supozohet se, kur të bie pluhuri, njerëzit do të kenë humbur oreksin e tyre për lajme serioze, kur i vetmi ndryshim themelor është se prodhimi dhe shpërndarja e këtyre lajmeve është bërë më e lirë.
Ndoshta gazetat e së ardhmes do të jenë pak a shumë si ato të së kaluarës, vetëm se jo në letër. Më shumë ka gjasa se do të jetë pak më e zakonshme në ton, me më shumë opinione, ku lexuesit marrin pjesë më shumë. Apo do të jetë një listë e website-ve të preferuara në vend të një njësie të vetme. Kushedi? Kushedi se ç’përzierje e reklamimit dhe pagesave të lexuesve do ta përkrahin këtë? Dhe, kushedi se, cila apo asnjëra nga gazetat e sotme nuk do të mbijetojnë tranzicionin...
Por a do të ketë redaksi të Bagdadit? A do të ketë burime për të ekspozuar Watergate-n e së ardhmes? A do të jeni në gjendje t'i merrni lajmet tuaja drejt e jo në një mjegull ideologjike të blogjeve? Po, pse jo, nëse ka blerës për këto gjëra. Përpara kishte mjaft blerës në secilin qytet amerikan për të përkrahur rrjetet e byrove përreth botës. Sot edhe blerësit mund të vijnë nga e tërë bota. Nëse General Motors merr fund, prapë do të ketë automjete. Dhe nëse “New York Times” zhduket, prapë do të ketë lajme.