E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jetë dhe vdekje në Florida

24/03/2005  As bashkëshorti, as familja nuk kanë një zgjidhje absolute. Vetëm Terri Schiavo ka, por ajo nuk na e thotë dot se çfarë duhet bërë

Thuajse të gjithë doktorët, që e kanë ekzaminuar, besojnë se është e pamundur që ajo të jetë në agoni. Ata janë të bindur se ajo është në një “gjendje të vazhdueshme vegjetuese”, që do të thotë se tashmë është e ikur. Ata thonë se, pas asaj buzëqeshjeje nuk ka asgjë – as ngrohtësi, as gëzim, as njohje, asgjë veç zjarrit refleksiv të neuroneve autonomë

A ekziston ndonjë copëz, ndonjë hije e asaj që dikur ka qenë ndërgjegjja e Territ? Kjo është një pyetje shumë e vështirë, ndonëse pjesa më e madhe e doktorëve, që e kanë ekzaminuar, thonë jo. Problemi për mua është, se, edhe nëse ne jemi të sigurtë në një mënyrë apo një tjetër, gjithsesi nuk do të dinim si të vepronim. Ka mundësi që të ketë mbetur një pjesë e vockël e Terri Schiavos dhe që gjëja më e mirë që mund të bëjnë prindërit është ta lënë të vdesë. Dhe është e mundur që, edhe nëse ajo ka ikur një herë e përgjithmonë, është më humane për bashkëshortin ta lërë të jetojë në shtratin e spitalit.

Por është më e lehtë të analizosh politikën e rastit. Republikanët mblodhën kongresin të dielën në mbrëmje për të kaluar një ligj, që i jep të drejtë gjykatës federale të vendosë; Presidenti Bush, i ndodhur në Teksas, u zgjua në mes të natës për ta firmosur.

“Diagnoza” e udhëheqësit të shumicës në Senat, Bill Frist, për gjendjen e Schiavos, bazuar në një kasetë të xhiruar para katër vjetësh, ishte një turp për profesionin e mjekut. Michael Schiavo, bashkëshorti, që ka luftuar për shtatë vite për ta lënë të vdesë të shoqen, sipas dëshirës së saj, e quajti një gjarpër udhëheqësin e shumicës në Kongres, Tom DeLay. Ai madje pyeti nëse anëtarët e kongresit e dinin se çfarë ngjyre i ka sytë e shoqja? Kjo është pyetje e lehtë. Pjesa tjetër, shumë e vështirë.

Natyra e saktë e ndërgjegjes vazhdon t’i shpëtojë si shkencës ashtu edhe filozofisë. Sir Roger Penrose, matematicieni dhe fizikani i njohur britanik, që ka bërë zbulime shumë të rëndësishme në lidhje me vrimat e zeza dhe gjeometrinë e hapësirës dhe kohës, ka kaluar vite të tërë duke studiuar idenë që ndërgjegjja në një farë mënyrë rrjedh nga procese mikroskopikë quantikë-mekanikë. Ai nuk ka arritur të bindë pjesën më të madhe të kolegëve. Teologët do të ofronin një tjetër shpjegim për atë shkëndijë që e bën të ndërgjegjshme një copë mishi. Përgjigjja ose nuk dihet, ose është çështje besimi.

Supozojmë se bashkëshorti dhe familja e Terry Schiavo po veprojnë në bazë të dëshirave dhe interesit të saj. Le të themi që familja ka të drejtë dhe se një pjesë e gruas që ata njihnin dhe donin është ende e pranishme. Familja thotë se kjo nënkupton që duhet mbajtur gjallë? Vërtet? Edhe familja do të duhej të pranonte se nuk ka mbetur shumë nga Terri. Sipas bashkëshortit, dëshira e saj ishte që të mos mbahej artificialisht në jetë. Nëse ajo është vërtet e ndërgjegjshme për gjendjen e saj, dhe nuk ka dashur kurrë të vazhdojë kështu, atëherë vazhdimi i ushqimit mund të mos jetë ndihmë, por zgjatje torture.

Natyrisht, ka mundësi që ajo të ketë ndryshuar mendjen dhe se mund të ketë dëshiruar të vazhdojë të jetojë. Por këtë, ne nuk mund ta dimë, sepse ajo nuk mund të na e thotë. Ka mundësi që, duke e mbajtur gjallë, familja e Terri Schiavo po e dënon me agoni të jashtëzakonshme, pa pasur të paktën as aftësinë për të bërtitur.

Thuajse të gjithë doktorët, që e kanë ekzaminuar, besojnë se është e pamundur që ajo të jetë në agoni. Ata janë të bindur se ajo është në një “gjendje të vazhdueshme vegjetuese”, që do të thotë se tashmë është e ikur. Ata thonë se pas asaj buzëqeshje nuk ka asgjë – as ngrohtësi, as gëzim, as njohje, asgjë veç zjarrit refleksiv të neuroneve autonomë.

Supozojmë se ata, dhe i shoqi kanë të drejtë. Në këtë rastë, brenda atij trupi nuk ka Terri Schiavo. Michael Schiavo mund të dëshirojë të përmbushë dëshirat e së shoqes, por ajo nuk e kupton që është ushqyer me tub gjatë të gjithë këtyre viteve. Ajo nuk kupton asgjë. Nëse i shoqi është i bindur që ajo ka vdekur, atëherë dëshirat e saj duhet të jenë një prej faktorëve që ai duhet të peshojë.

Një tjetër faktor, që ai duhet të shqyrtojë, është se prindërit dëshirojnë kaq shumë ta mbajnë gjallë trupin e Terri Schiavos. Nëse kjo gjë nuk i shkakton asnjë dëm bashkëshortes së tij, ndërkohë që siguron gëzim për familjen, përse të mos i lejojë ata që të kujdesen për të?

As bashkëshorti, as familja nuk kanë një zgjidhje absolute. Vetëm Terri Schiavo ka, por ajo nuk na e thotë dot se çfarë duhet bërë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›