Një javë në koma, mjekët e braktisën
24/03/2005 Vdes në mënyrë misterioze një emigrant në Greqi
FIER – I vdekur në rrethana misteri në Greqi dhe pas disa vështirësive, më në fund, dje, u mundësua varrimi i tij pranë të afërmve të familjes. Veladin Kura, emigrant në Greqi, banor i fshatit Frakull, të Fierit, u soll dy ditë më parë i vdekur nga Greqia. Ai punonte atje prej 15 vjetësh dhe nuk dihen ende shkaqet e vdekjes. Pas 7 ditësh në gjendje koma, në një spital të Athinës, 38-vjeçarit, sipas të afërmve të tij, i mungoi ndihma mjekësore, kurse ambasada shqiptare në Athinë nuk tregoi as më të voglin interes për të. Emigranti edhe pas vdekjes i është dashur të përballet me vështirësinë e të qenit emigrant shqiptar, për shkak të vonesave të procedurave të tejzgjatura të sjelljes së kufomës në vendlindje.
Vdekja e mistershme
Mbeten mister shkaqet e vdekjes së tij, por e rëndësishme është neglizhenca e mjekëve grekë, ku ai për disa orë është ndodhur i vetëm dhe i gjakosur. Burime konfidenciale nga personeli mjekësor iu kanë treguar të afërmve të familjes së është treguar neglizhencë nga ana e mjekëve në spital si dhe nga autoritetet e ambasadës shqiptare atje.
”Ne na vjen shumë keq, edhe për qëndrimin që mbajnë mjekët apo qeveritarët grek - pohon një i afërm i viktimës, sepse ky djalë thonë disa është rrëzuar duke punuar në ndërtim, disa të tjerë thonë se është goditur, është gjetur në rrugë, jo e ka goditur makina. Është mbajtur në spital dhe vetëm ditën e shtatë ka filluar interesimi për të”.
Zemërimi i familjarëve
Vëllai i viktimës, Petrit Kura, tregon peripecitë që i janë dashur t’i përballojë i vetëm dhe pa asnjë lloj ndihme nga ana e ambasadës sonë.
”Pasi morëm vesh, pas 5 ditë koma, që vëllai nuk kishte shpresa, pohon ai, kërkova me anë të njerëzve, që kisha në Athinë, që të paktën t’i ndodhem pranë vëllait në çastet e fundit të jetës së tij, t’i dëgjoja ato lutjet e fundit dhe amanetet e tij. Por edhe pasi vjen faksi nga Greqia që më ndihmoi një grek, ambasada jonë nuk e mori mundimin ta priste jo më të më ndihmonte, as Ministria e Jashtme në Tiranë, tek e cila kërkuam ndihmë. Faturova pasaportën që në orët e para të mëngjesit dhe nuk ma dhanë në Komisariatin e policisë së Fierit. Prita 3 ditë, nga e enjtja deri të shtunën që kaloi dhe nuk munda t’i ndodhem pranë vëllait, për atë pasaportë që shteti është i detyruar të ma jap. Çfarë mund të presësh nga ky shtet, çfarë mund të presin 2 fëmijët e vegjël jetim të vëllait tim, pleqtë nga 80 vjeç?”.
Veladini mësohet të ketë qendruar për 7 ditë në gjendje koma dhe që prej 3 ditësh ka ndërruar jetë. Çdo përpjekje e të afërmve apo e bashkatdhetarëve të tij në Greqi për ta sjellë gjallë ka qenë e kotë përpara procedurave burokratike të ambasadës shqiptare.
Flet kushëriri i viktimës, Nazif Guri
“Ambasada jonë s’do t’ia dijë për emigrantët”
I vemti njeri i gjendur afër, Nazif Guri, kushëri i të dëmtuarit, bashkemigrant, nuk mundi të bëjë asgjë për njeriun e tij në koma. ”Kam kërkuar ndihmë ekonomike për të ardhur trupi në Shqipëri ambasadës dhe një faks që të mundësonte ardhjen e një të afërmi nga familja e tij që të vinte e t’i ndodhej pranë në çastet e fundit”, thotë Nazif Guri, emigrant në Greqi.
Aksidentalisht ndodhi - më thanë, dhe asnjë lloj ndihme nuk më dhanë. Ambasada jonë që është në Athinë duhet të ngrejë lart një flamur të zi dhe jo të kuq, se nuk e meriton flamurin me zhgabë. Këtë e kam thënë kudo dhe do ta përsëris me zë të lartë kudo, përfundon ai i revoltuar”. Ky rast tregon edhe njëherë se emigrantët ndodhen të vetëm dhe të rrezikuar nga racizmi i shteteve të huaja dhe të vet shtetit shqiptar.
Flet kunati, Sali Alija
“Nuk e kuptoj, çduhet të presim prej këtij shteti”
Pse jeni të acaruar me ambasadën shqiptare?
E kam thënë dhe do ta them kudo, sikur edhe vdekja të më vijë. Ambasada jonë duhet të ngrejë një flamur të zi për qytetarët e saj. I kam kërkuar të holla për të përballuar spitalin grek dhe nuk më ndihmoi. I kam kërkuar një faks që të lejonte ardhjen sa më shpejt të një të afërmi në Greqi, pasi kunati im ishte i vetëm dhe pa njeri pranë, dhe për një pasaportë vëllai i tij nuk erdhi dot. Së fundmi i kam kërkuar që të vinin sa më shpejt trupi në atdhe dhe mezi erdhën. Nuk e kuptoj se ç’pret më prej këtij shteti.
Mendoni se ju janë dhunuar të drejtat tuaja?
Sigurisht, ambasada është për të lehtësuar dhimbjen e emigrantit dhe të afërmve dhe jo për të na shkatërruar më tej.
Nga se vdiq i afërmi juaj?
Edhe për mua është e paqartë ende. Disa thonë aksidentale, disa është rrëzuar, disa e kanë vrarë. Askush nuk e di me saktësi të vërtetën, pasi unë e mora vesh kur ai ishte në spital.