S’bënte fëmijë prej 8 vjetësh,helmon veten me fostoksinë
24/03/2005 LEZHË – Prej 8 vjetësh ishte i martuar, por nuk mund të bënte fëmijë. Duke vuajtur këtë shqetësim, një 35-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, ku si rezultat i konsumimit të disa tabletave fostoksine, ka vdekur Arben Hafizi.
Burime të policisë lokale, duke iu referuar edhe dëshmive të familjarëve të viktimës, bënë të ditur se Arbeni ishte martuar 8 vjet më parë, por nuk mund të bënte fëmijë. Në këto kushte, ai herë pas here ka patur momente depresioni, saktësojnë të njëjtat burime të policisë.
Burimet e policisë, sqaruan gjithashtu se 35-vjeçari edhe një muaj më parë ka konsumuar të njëjtin helm vdekjeprurës, por kishin qenë mjekët e spitalit që e kishin nxjerrë nga kthetrat e vdekjes.
Arbeni, sipas të afërmve, mësohet se ishte njeri i papunë dhe njihej si njeri me probleme në qytet, ndërsa në familje nuk kishte probleme dhe nuk jetonte keq.