“Punëdhënësit të regjistrojnë të punësuarit dhe të deklarojnë vendet e lira”
24/03/2005 Ministri Bejtaj superlativa për Zyrën e Punësimit në Durrës
DURRËS – “Punëdhënësit duhet të regjistrojnë të punësuarit dhe të deklarojnë vendet e lira të punës”, tha ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Engjell Bejtaj, dje, në Durrës, në koferencën për “Tregun e punës dhe nevojat për aftësi”.
Sipas tij, nevojitet ende shumë punë për të bërë, e cila është e lidhur kryesisht me bashkëpunimin e zyrës së punësimit me punëdhënësit.
Punëdhënësit kanë një detyrim për të regjistruar të punësuarit te zyra e punësimit si dhe të raportojne vendet e tyre vakante të punës, por në praktikë shumë punëdhënës anashkalojnë një gjë të tillë, u tha midis të tjerave në konferencë.
Bejtaj tha se Rajoni i Durrësit është një nga rajonet me shkallën më të ulët të papunësisë, me tregues socialë pozitivë dhe me një nga zyrat e punës model në shkallë vendi. Sipas tij, qendra publike e formimit profesional të qytetit të Durrësit si pjesë përbërëse e sistemit të formimit profesional është ndër qendrat më rezultative të vendit.
Ministri Bejtaj tha se “duhet përmendur puna e mirë e kësaj qendre në drejtim të bashkëpunimit me biznesin vendas për hapjen e kurseve të reja të kërkuara nga tregu i punës”.
Duke folur për arritjet në këtë rajon, Bejtaj përmendi punën e bërë nga ana e zyrës rajonale të punësimit të Durrësit, e cila me ndihmën e Projektit të financuar nga Rajoni i Markes (Itali) ka arritur të realizojë informatizimin e të parës zyrë punësimi në Shqipëri.
“Kjo është një arritje e madhe, pasi infomatizimi i shërbimeve të punësimit është një domosdoshmëri që përmirëson ndjeshëm nivelin e shërbimeve të punësimit, lidhur me kërkesën dhe ofertën e tregut të punës, dhe ju shërben më mirë si punëdhënësve dhe punëmarrësve. E rëndësishme është konsideruar puna e Zyrës së Punësimit Durrës, e cila përbën një model për zyrat e tjera të punësimit”.
Të gjitha këto arritje, u tha në konferencë, në drejtim të përmirësimit të situatës në tregun e punës në rajonin e Durrësit, kanë edhe kontributin e këshillit lokal tripalësh, ku përfaqësohen përfaqësuesit e punëdhënësve dhe punëmarrësve.
1254 persona
të punësuar 2004
25 352 persona
të punësur gjithsej
7 për qind
më pak punëkërkues të papunë 2004
5660 persona
punëkërkues të papunë
170 vende
të lira pune
296 995 banorë
rrethi i Durrësit
4214 subjekte
ekonomike
98 për qind
subjekte private
5 për qind
më shumë subjekte private këtë vit
48 360 persona
forcë e aftë për punë
Drejtorja e Zyrës së Punësimit reagon
“Shifrat e papunësisë, INTSAT ja fut kot”
Drejtorja e Zyrës Rajonale të Punësimit ka hedhur poshtë statistikat e publikuara nga INSTAT për numrin e papunësisë në Durrës.
Gjatë diskutimit të saj në konferencë, Lumturie Njala tha se “shifrat e INSTAT nuk janë të sakta”, duke pretenduar se modularët e plotësuar nga specialistët e kësaj zyre janë më të kualifikuara sesa ato të Institutit.
INSTAT ka deklaruar se në Durrës niveli i papunësisë është 17 për qind, kurse Zyra e Punësimit në Durrës pohon se ka 5 për qind më pak.
Por Njala nuk ka bërë të ditur rrugët e ndjekur nga specialistët e zyrës që ajo drejton.
Sipas publikimeve të bëra nga INSTAT, ky institucion i referohet të dhënave të mbledhura në terren, ndërkohë që Zyra e Punësimit në Durrës mbështetet te formularët e plotësuar nga punëkërkuesit. Por në Durrës janë qindra persona, të cilët nuk i janë drejtuar asnjëherë këtij institucioni dhe kjo ka bërë që shifrat të jenë kontradiktore.
17 për qind, sipas INSTAT
niveli i papunësisë
12 për qind, sipas Zyrës së Punësimit