Zhuket nga shtpëia, mbytet në kanal
24/03/2005 PEQIN - Është gjetur i mbytur në kanalin vaditës Pajovë-Gjocaj një 35-vjeçar nga fshti Shezë, i rrethit të Peqinit. Në bazë të informacioneve paraprake, kufoma e gjetur mbi ujin e kanalit i përket shtetasit Riza Karaj, 35 vjeç, baba i 3 fëmijëve.
Sipas familjarëve, mësohet se viktima ishte larguar nga shtëpia rreth mesditës së martë dhe kufoma është diktuar nga banorët e zonës rreth orëve të para të mbrëmjes.
Grupi hetimor, i mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka bërë të mundur identifikimin e kufomës, por, gjithashtu nuk ka saktësuar nëse 35-vjeçari është vetëmbytur apo e kanë mbytur në ujërat e kanalit.
Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje edhe familjarët e viktimës, të cilët nuk japin asnjë shpjegim në lidhje me zhdukjen dhe më pas mbytjen e familjarit të tyre.
Ndërkohë, priten të përfundojnë hetimet për të saktësuar mbytjen ose vetëmbytjen e tij, ndërsa trupi i pajetë i është dorëzuar familjes pas ekspertimit mjeko-ligjor.