E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetë e vështirë për gjyqtarët

Është ndëshkuar me karton të kuq dhe si një dem arenash nuk ka parë më. Ka ndodhur në Kroaci gjatë Mladost-Poskok. Protagonisti (negativ) quhet Juraj Petriçeviç, 22-vjeçari i Mladost, i cili, pasi është ndëshkuar me karton, ka goditur gjyqtarin me një seri grushtet në kokë, duke i thyer më pas edhe një dorë. Më mirë i ka ecur arbitrit spanjoll të ndeshjes Ceuta B-Murallas de Ceuta. Ai ka nxjerrë 7 herë kartonin e verdhë dhe ka dhënë një 11-metërsh. Në fund të ndeshjes e ka gjetur makinën e tij gjysmë të shkatërruar nga tifozët e irrituar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›