Laç, plagoset shtetasi Napolon Doçi, kapet autori
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Laç, ndërsa në prangat e policisë ka rënë dhe autori. Duke iu referuar burimeve të policisë, mësohet se shtetasi Napolon Doçi është plagosur nga Eduart Ndreca.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, ndërsa unifomat blu kanë mundur të sekustrojnë në cilësinë e provës materiale, disa gëzhoja pistolete.
Ndërkaq, mësohet se Doçi nuk është paraqitur në ambientet e spitalit. Plagosja e Napolon Doçit në këtë qytet, sipas policisë, dyshohet për motiv të dobëta.