E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosja sërish protesta ndaj EULEKS

Aktivistët e lëvizjes “VETËVENDOSJE” shprehën revoltën ndaj misionit të EULEX-it në Kosovës edhe sot. Rreth 10 prej tyre, e të vëzhguar nga Glauk Konjufca, shënuan në rrethojat e ndërtesës së këtij misioni, EULEX made in Serbia, EULEKS-i është prodhim i Serbisë. Aktivisti Konjufca tha se ky mision është i padëshirueshëm për Kosovë pasi që dita ditës po merr kompetenca nga institucionet e Kosovës dhe po ua përshtat serbëve. Ai tha se autoritetet e Prishtinës duhet të parandalojnë një gjë të tillë, pasi që kanë mundësi por që një gjë të tillë nuk e bëjnë. E arsyeja për këtë është ruajtja e karrigeve. Sipas tij, shumë shpejt do të nënshkruhen edhe protokolle të tjera në mes të këtij misioni dhe Serbisë, për çka populli duhet të thotë JO-në e vet.
Ndryshe aksioni u zhvillua i qetë, dhe nuk pati asnjë person të arrestuar nga policia, e cila vazhdimisht qëndronte pranë tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›