Rama tërheq zvarrë PS, bojkot pa afat parlamentit
Në dokumentin zyrtar të shpërndarë ditën e sotme ishte hequr dhe afati 30 ditor i plotësimit të kushteve, i vendosur në draftin paraprak të hartuar nga grupi parlamentar. Çka i lë mundësi socialistëve të bojkotojnë kuvendin pa afat. Kjo lë vend për dyshime se zërat brenda selisë rozë, që deklarojnë se Rama po kërkon alibi për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 2011, kanë të drejtë. Megjithatë pyetja e TV Klan mbi këtë çështje Ramës i është dukur e shpejtuar në kohë.
Ndër kushtet që Rama vendos për ndërprerje të bojkotit është dhe ngritja e një komisoni hetimor me pjesëmarrje të OSBE\ODHIR. Por në një kohë që përfaqësuesit e këtyre organizmave kanë njohur zgjedhjet e 28 qershorit si më të mirat e zhvilluara në vend nuk dihet sesi Rama do të arrijë t’i bindë ata për t’u bërë pjesë e këtij hetimi parlamentar për të bërë trasparencën e zgjedhjeve.
I pyetur për mënyrën sesi do t’i bëhen të njohur Kuvendit, kërkesat e socialistëve apo për kohën që i lë selia rozë institucioneve për përmbushjen e tyre, Rama me mospërfillje është përgjigjur se nuk është i interesuar për modalitetet apo çështje të vogla teknike siç i ka cilësuar ai.