E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jetmir Sefa: “Francesko Toti, idhulli im”

Albania-sport - Jetmir Sefa është një nga prodhimet e SK Tirana. Mesfushori 20-vjecar (175 cm) është truri i përfaqësueses Shpresa, ai që "gatuan" golat për ekipin. Pak para nisjes për në rezidencën e Kombëtares U-21, në hotel "Leonardo" në Durrës, Sefa dha këtë intervistë të shpejtë për sitin Albania-sport.com.
* * *
Sefa, një fitore më vlera dhe me bollëk golash ndaj Teutës, ndjekëses suaj më të afërt dhe rivales për titull...
- Ishte një fitorë e rëndësishme për Tiranën, që na e bën më të sigurt fitimin e titullit kampion. Për më tepër ishte dhe një fitore e merituar edhe për të madhin Arben Minga, por dhe për të kënaqur tifozët bardheblu. Një fitore e bukur.
Konsideroheni në ambientet sportive si një zbulim i ish-trajnerit të Tiranës, të dy sezoneve më parë, italianit Leonardo Menikini, i cili besoi shumë te ty?
- Po, ai kishte një besim të madh te mua dhe më mbështeti duke më aktivizuar në vazhdimësi. Më dha mundësinë për të shfaqur qysh i ri vlerat e mia.
Prania juaj te Tirana ju ka bërë më profesionist në lojë...
-Shpresoj të jem i tillë. Me ardhjen në pankinë të trajnerit Muca ndihem më i sigurt se do të kem më shumë minuta lojë.
Ekipi Kombëtar U-21 fitoi miqësoren në Turqi (0-2), ku dhe ju dhatë kontributin tuaj, ndërkohë që të martën ju pret Greqia?
- Ishtë një fitore e merituar, pasi zhvilluam një ndeshje të mirë. Luajta për 90 minuta. Kam fituar meritë një vend në formacion. Luaj rolin e organizatorit dhe kuptohem shumë mirë me mefushorit e tjerë si me Ilirjan Caushaj (Dinamo), Nertil Ferraj (Dinamo) dhe Arsid Tafilin (Vllaznia). Besoj se jemi një grup i mirë.
Ish-lojtari i Tiranës, Hamdi Salihi u transferua në Austri me SV Ried, Sefa ka ndonjë ëndërr për të ardhmen?
- Shpresoj. Ëndërra ime është të luaj në Gjermani. Nuk kam ende kontakte por indirekt kam mësuar se ka një interesim për mua. Nuk është momenti për të thënë.
Cili futbollist është modeli i Sefës?
- Nga lojtarët jashtë është pa as më të voglin ngurim Francesko Toti. Dëshiroj t'i ngjaj atyre. I pëlqej shumë.
Me Klod Duron ke sigurisht më shumë se një foto, po me Totin?
-Shpresoj, nuk i dihet kurrë...

Intervistoi: Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›