Shpikja FSHF: “Fito makinë” kundër Sllovenisë

Nga Jetmir Halilaj
Bli një biletë për të parë Kombëtaren dhe fito një makinë! Kjo është ideja më e fundit e Federatës Shqiptare të Futbollit për sa i përket ndeshjes me Slloveninë: të organizojë një short me biletat duke vënë në dispozicion dhurata vërtet të mëdha (makinë), në kuadër të ndeshjes eliminatore më 24 mars e programuar në stadiumin "Loro Borici" të Shkodrës. Ky projekt ende nuk është miratuar zyrtarisht nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës, por sipas të gjitha gjasave do të jetë një nga cështjet që do të diskutohen në mbledhjen e radhës të organit më të lartë vendimarrës të FSHF-së. Këtë e ka pohuar edhe zëdhënësi për shtyp i Federatës, Lysjen Nurishmi, i cili ka thënë se ka shumë mundësi që të realizohet shorti me biletat që do të hidhen në treg për ndeshjen me Slloveninë. "Drejtuesit e Federatës po shqyrtojnë mundësinë që të organizojnë një short për ndeshjen me Slloveninë. Ideja është që kjo të bëhet duke përdorur biletat që do të hidhen në shitje. Na duket një ide e mirë dhe nëse do të marrë miratimin nga Komiteti Ekzekutiv atëherë mund të impenjohemi për ta realizuar atë", ka thënë zëdhënësi i FSHF-së. Ende nuk janë përcaktuar saktësisht të gjitha dhuratat që do të hidhen në short, por dihet se ajo më e madhja do të jetë një makinë. "Mund të jetë një makinë, por akoma nuk është vendosur përfundimisht", ka thënë Nurishmi. Kjo është një praktikë e njohur dhe përdoret shpesh edhe në vende të ndryshme të botës, madje jo vetëm për ndeshje skuadrash kombëtare, por edhe për ndeshje kampionati. Drejtuesit e Federatës kanë për qëllim që të tërheqin sa më shumë sportdashës në shkallët e stadiumit. Në ndeshjet e fundit që Kombëtarja ka luajtur në kryeqytet, pjesmarrja e tifozëve nuk ka qenë fort e kënaqëeshme dhe një gjë të tillë krerët e institucionit të futbollit dëshirojnë ta evitojnë në ndeshjet e ardhëshme, duke gjetur formula të cilat janë vërtet nxitëse për ata që duan ta shikojnë live një ndeshje të Kombëtares. Ndeshja me Slloveninë do të luhet më 24 mars në stadiumin "Loro Borici". Kjo do të jetë një ndeshje e shumë e rëndësishme për skuadrën kuqezi për ecurinë e saj të mëtejshme në grup, pasi deri tani kanë mundur të sigurojnë vetyëm një pikë. Në dy ndehgsjet e tjera kanë humbur kundër Rumanisë 2-0 dhe Holandës 2-1. Trajneri Baric është shprehur i bindur se skuadra e tij do ta fitojë këtë ndeshje, sepse ka potencialin e duhur për ta bërë këtë.