Zeta Jones: “Michael? Kuzhinier i përkryer”
Vjen suksesshëm në kinematë angleze filmi “Death Defying Acts”, në të cilin aktorja Zeta Jones ka marrëdhënie me magjistarin Houdini (Guy Pearce). Ka përfituar nga rasti për të folur edhe për familjen e saj. ”Djalit tonë Dylan, që është vetëm 7 vjeç iu desh të shkruante diçka rreth prindërve të tij, rreth meje dhe Michael Douglas”,-është shprehur ajo. “Kur përfundoi e lexuam të gjithë: Mami bën aktoren, ndërsa babi petulla”. Në fakt ai është kuzinier shumë i mirë, ndërsa unë shumë herë kam rrezikuar t’i ve zjarrin kuzhinës”. Të dy kanë fituar tre çmime Oscar dhe janë vlerësuar si çifti më i qëndrueshëm i Hollivudit. Catherine Zeta-Jones, 38 vjeç, është përpjekur t’ua lehtësojë jetën sadopak fëmijëve të saj, Dylanit 7 vjeçar dhe vajzës Cerys vetëm 5 vjeç. Për t’i mbajtur larg kuriozëve dhe paparacëve, fëmijët janë rritur në Bermuda. Por në fund prindërit e devotshëm, janë detyruar t’i shpjegojnë djalit të tyre se cilët ishin profesionet e tyre. Dylan duhet të bënte një detyrë shtëpie me temë: “Cili është profesioni i mamit dhe babit?”. “Jemi përpjekur shumë herë t’i shpjegojmë se cfarë pune bëjmë në të vërtetë, pra që të dy jemi aktorë”,- është shprehur Catherine. Kujtuam se ai e kuptoi, më pas rendi tek i ati dhe i tha: Mirë atëherë, mami bën aktoren, ndërsa ti petullat”. Unë dhe Michael qeshëm si të çmendur dhe ai më tha,: E shikon si i kemi edukuar? Në fakt duhet të them të vërtetën, Michael është shumë i zoti. Në filmin tim “Reservations”, m’u desh të provoja veten si kuzhuniere dhe isha një dështim i vërtetë. Kjo ishte sfida më e madhe e karrirës sime duke llogaritur qe nuk dija as të përgatisja ujin për makaronat. Bashkëshorti më ka ndaluar të hyj në kuzhinë që në momentin që rrezikova të digjja shtëpinë tonë në Neë York. Megjithatë përpiqem të jem e dobishme për fëmijët e mi por në mënyra të tjera, i ndihmoj me detyrat e shtëpisë dhe i shoqëroj në shkollë.
Vendosnim t’i rrisnim në Bermuda që të mudn të ishin më të qetë. Që kur u bërë nënë jeta ime ndryshoi tërësisht. Bashkë me Michael koordinojmë imepnjimet personale për t’u kujdesur vazhdimisht për fëmijët tanë”. Nënë perfekte? Jo edhe aq që nga momenti që rrëfen: “Për të qëndruar në formë jam “e detyruar” të shkoj në palestër pesë herë në javë pasi jam llupëse e madhe. Pjata e preferuar? Panine me salmon të tymosur dhe patate të skuqura”.
Katie Holmes, nga aktore në shtëpiake e dëshpëruar
Ndërsa bashkëshorti i dërgjon trëndafila të kuq ish-it të tij, asaj i duhet të kujdeset për vogëlushen dhe të rrijë në shtëpi si shtëpiake e dëshëruar. Mërzisë së saj i është shtuar edhe vjehrra që nuk i ndahet asnjë moment. Duket vërtet e shkatërruar Katie Holmes pas dy vjetësh martesë me aktorin e famshëm Tom Cruise. E ëma e aktorit ka vendosur të shpërngulet në shtëpinë e çiftit për të mbikqyryr më mirë nusen e re por edhe për edukimin e të voglës Suri. Për t’u bërë një familje e madhe dhe e lumtur ka kontribuar edhe kunata bashkë me fëmijët e saj e cila po ashtu është shpërngulr në shtëpinë e të vëllait. Por kjo nuk përbën asnjë problem pasi ”shtëpia është vërtet e madhe”. Për momentin nuk bëhet fjalë për ndonje rol në film përveç rolit në jetë si shëpiake e dëshpëruar!
Kura e Alanis, shumë muzikë dhe seks
Për Alanis Morissette ndarja nga Ryan Reynolds, ishte një tramë e vështirë për t’u kaluar. Por këngëtarja kanadeze ka gjetur tashmë kurën e duhur: hareja për të vjen nga muzika dhe shumë... seks i shfrenuar. Alanis ka pranuar se për një vit të tërë nuk ka dashur të krijojë një lidhje serioze duke mos hequr dorë megjithatë nga seksi me shumicë i rastit. Në një intervistë për mediat, Alanis ka pranuar gjithashtu: Asnjë lidhje e qëndrueshme nuk do të më kishte ndihmuar të dilja nga varësia e dashurisë në të cilën isha zhytur. Kam pasur gjithmonë lidhje të gjata në kohë dhe monogame. Duhet të hiqja dorë nga ai sistem i cili do të më bënte të bija preh e një lidhje fikse”. Ky fakt megjithatë nuk e ka penguar aspak të qëndronte larg meshkujve. “Sigurisht nuk jam mbyllur në shtëpi. Kam pasur shumë takime dhe seks po pa u përfshirë aspak në këto lidhje. Për mua kjo ishte një mundësi e madhe”,- është shprehur Alanis. Dhe pasi ka pohuar me krenari të fshehtat e saj, me trishtim ka pranuar se në pjesën më të madhe të këngëve në albumin e ri flitet për ndjenjat e pafundme që e lidhin akoma me ish të fejuarin dhe lidhjen e përfunduar.
1 Gusht 2008