E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeton Kelmendi nderohet me çmimin e madh të poezisë franceze

Poeti kosovar Jeton Kelmendi është nderuar së fundi me çmimin prestigjioz francez për poezi Grand Prix International Solenaza de Poesie. Poezitë e Kelmendit janë përkthyer në 22 gjuhë të botës dhe ai është poeti i parë shqiptar që nderohet me këtë çmim.

Kelmendi, i cili është vlerësuar për arritjet në fushën e poezisë dhe për gjuhën e bukur të përdorur në poezi, ka triumfuar në mesin e 70 poetëve nga vende të ndryshme të botës që ishin nominuar nga juria e udhëhequr nga akademik Athanase Anchev de Thracy. Jeton Kelmendi, i cili është poeti i parë shqiptar që nderohet me këtë çmim, është shprehur i kënaqur që është shpërblyer me çmimin, i cili radhitet në mesin e dhjetë çmimeve më prestigjioze të poezisë që ndahen në Francë. Konsideroj se është një sukses imi dhe duhet të them se ndihem shumë i kënaqur dhe i lumtur, sidomos meqë përfaqësoj poezinë shqiptare, ka thënë Kelmendi.

Last Updated on E Marte, 20 Prill 2010 19:36

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›