Jetullahu përforcon Kosovën

Ai i ka dhënë fund aventurës me Dritën, derisa i ka refuzuar edhe shumë oferta tjera për ta vazhduar karrierën në Vushtrri me skuadrën e rikthyer në Superligë, Llamkos Kosovën.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit vushtrrias, Ismet Munishi. Në fakt, 2 Korriku është pronar i kartonit të Jetullahut, të cilin njëherë e pati huazuar te Hysi, kurse së fundmi te Drita.
Ndërkohë, vushtrriasit tani janë duke i kryer vetëm disa detaje të vogla për ta kompletuar transferimin e tij nga ekipi prishtinas.
“Labinot Jetullahu është lojtar i ri i Llamkos Kosovës. Kartonin e tij e posedon 2 Korriku, por ne kemi raporte të shkëlqyeshme me ekipin prishtinas, posaçërisht me kryetarin Shaban Baholli, andaj jemi të sigurt se ata nuk do pengojnë këtë transferim, përkundrazi”, deklaroi Munishi për Express.
Ky është përforcimi i pestë i vushtrriasve në këtë verë, pas Alban Dragushës, Alban Mavriqit, Mehë Ukës e Arbër Prekazit. Por, Llamkos Kosova po vazhdon tentativat për t’i transferuar në Vushtrri edhe Liridon Ahmetin e futbollistin më të mirë në tri vitet e fundit, Mentor Zhdrellën.