Për Gërdecin dhe 9 Janarin 2004
• Petrit Vasili
Sot natyrshëm mbrojtja dhe sulmi reciprok mbi tragjedi të mëdha ka qenë lajtmotivi politik i debatit që ka lindur pas tragjedisë së Gërdecit Sot natyrshëm mbrojtja dhe sulmi reciprok mbi tragjedi të mëdha ka qenë lajtmotivi politik i debatit që ka lindur pas tragjedisë së Gërdecit. Gara për krahasimin dhe analogjitë midis tragjedive ka qenë e pamëshirshme pa kompromis dhe ato janë shndërruar në kryeargumente të këtij debati. Po kaq natyrshëm janë shfaqur edhe koracat politike që janë vendosur pas secilës dhe ku për Gërdecin e 9 janarin e 2004 të tragjedisë në Otranto janë përkatësisht PD dhe PS. Opinioni publik, i cili ka provuar zemërim, mllef dhe dëshpërim ka menduar logjikshëm se duopoli i pas viteve ’90-të PD-PS ka qenë edhe duopoli që respektivisht ka marrë autorësinë e fatkeqësive që kanë rënduar mbi këtë vend, ku Berisha dhe PD-ja e kanë “merituar” vendin e parë për tragjeditë e prodhuara dhe për gravitetin e tyre në nivel kombëtar.
Të zhytur në këtë qerthull të ashpër debati, shqiptari votues sot më shumë se kurrë më parë duhet ndihmuar në arsyetimin e tij elektoral për ta orientuar atë përfundimisht drejt zgjidhjeve dhe observimeve pozitive dhe progresive në vend të logjikës së deritanishme do të thosha pa e tepruar shkatërrimtare të zgjedhjes së “të keqes më të vogël”.
LSI + një vullnet i ri për ndryshim. Përkundrejt një vullneti të tillë aktual politik të politikës së vjetër dhe dëmsjellës, ekziston sot nën frymën e LSI + një vullnet i madh i ri, i cili është masiv, i fuqishëm dhe qartësisht i artikuluar. Është dëshira e jashtëzakonshme për ndryshim me çdo mjet, me çdo kusht dhe me çdo lloj çmimi. Eshtë mëse e qartë se ky vullnet i mirë integrues dhe evropian ka një mbështetje shumë të gjerë në opinionin publik dhe të asaj pjese të politikës, e cila që në krye të herës e ka bërë zgjedhjen e saj dhe ka vendosur se nuk bashkëjetonte dot me status quo-në dhe është e gatshme të sakrifikojë shumë edhe nga vetja në emër të ndryshimit të madh.
I gjithë presioni pozitiv i shumicës së shqiptarëve dhe përfaqësuesve të politikës së mirë do të shtyjë gjithnjë e më në periferi ata që do të duan të mbajnë ekuilibrat e vjetër dhe që si të tillë janë të pashpresë dhe nuk mund ta shpëtojnë me agoninë e status quo-së që po jep shpirt.
Eshtë pjesë e LSI + shkelmimi i absolutizmit të një partie të vetme, ndryshimi i një të majte që i është bjerrur shpirti, idetë, vullneti dhe forca e përfaqësimit të anëtarëve të saj.
Eshtë pjesë e LSI + rikthimi i zërit të publikut, demosit do të thoshin grekët e vjetër që na mësuan të gjithëve demokracinë, i shenjtërisë së zgjedhjeve të lira, të ndihmojnë shqiptarët të binin e ribinin në dashuri pafundësisht me atdheun e tyre dhe të të parëve të tyre dhe si e tillë LSI + është shumëdimensionale, solide dhe me miq e mbështetës gjithnjë e më të shumtë.
LSI + inspiruese e ideve të mëdha. Ishte misioni i LSI + të çlirojë vullnete të reja dhe ideve të mëdha të njerëzve të rinj dhe t’u japë atyre mundësinë e madhe të gjetjes së vetes së tyre jo në realitete politike të paracaktuara thuajse me detyrim, por vetëm atje ku ata ndihen mirë. Atje ku kreativiteti i tyre gjen arsye të mjafta që të marrë udhë dhe ndjesia se atdheu ka nevojë për kontributin e tyre të gjejë mundësinë që të zhvillohet. Ideja e absolutizmit fiktiv politik për hir të traditës, forcës së zakonit apo imponimit meskin që ruan pushtete politike të partive të vjetruara është e huaj për të, ndaj edhe LSI + është shprehje e transformimit rrënjësor të kufijve të vjetër, tashmë plotësisht fiktive të feudeve të partive të vjetra imponuese. Vullneti për ndryshim është misioni i saj dhe jo ruajtja e mosndryshimit që shtyp vullnetet e mijëra njerëzve plot ide, që duan t’i japin politikës atë dimension që ajo nuk po e fiton dot e që kryedimensioni i saj mbetet zëri i qytetarit evropian shqiptar. Termat thellësisht anakronike të partive të mëdha, që “prijnë” politikën e ku të tjerët presin gojëhapur se si do të vendosin ato për fatet e kombit, i takojnë një periudhe të tejkaluar tashmë edhe për dogmatikët më fanatikë të politikës. E ndryshuar në themel, politika shqiptare pas lindjes së LSI dhe tashmë me LSI + po merr trajtat e ndërtimit të saj në formën e modelit evropian.
Modelet e partive gjigande alla bolshevike që kanë dominuar skenën shqiptare pas viteve ’90, prodhuan kriza të njëpasnjëshme dhe fenomene politike e shoqërore që kanë gërryer thellësisht Shqipërinë, duke e mbajtur atë ndërmjet Gërdecit dhe 9 janarit 2004.
Sot ka vetëm një mentalitet të detyruar produktiv, që është dhe mbetet mentaliteti i partneritetit dhe i bashkëpunimit reciprok bazuar vetëm mbi peshën e vërtetë elektorale të çdo partie politike.
Një mentalitet i tillë i ri politik përkundrejt konceptit fshataresk dhe bajraktarjal të partive të vogla dhe të mëdha, pranon vetëm konceptin e partive, peshën e të cilave e përcakton vetëm elektorati dhe jo truket e kodeve mashtruese elektorale bipartizane.
Ky koncept mundëson reflektim kapilar të gjithë shtresave të votuesit shqiptarë, duke respektuar zgjedhjen e tyre sipas preferencës së partisë e liderit që ata pëlqejnë, duke braktisur përfundimisht imponimin komunist të zgjedhjes së kufizuar si dhe qëndrimet skizofrenike “ose me ne, ose kundër nesh”.
Eshtë më shumë se mision përballja e dy mentaliteteve dhe kulturave të ndryshme, atij të madhështisë fiktive të partive të vjetra të ngritura mbi realitete të trashëguara dhe atij të realiteteve të reja politike imponuese si LSI +, të ngritur mbi një politikë racionale dhe efektive që komunikon me qytetarin jo vetëm me idetë, por edhe me produktin e prekshëm e rezultatin e tyre, rezultat që e bën jetën më të mirë dhe individin më të fortë brenda komunitetit me të cilin ai ndan idetë, por edhe fatin e tij të sotëm dhe të ardhshëm.
Sot misioni ynë i realizuar sheh qetësisht se si shqiptarët mund të zgjedhin më mirë dhe kanë shpëtuar nga zgjedha absolutiste e pushtetit të monopolizuar të dy partive. Ky absolutizëm i shembur ka stimuluar garën dhe ka ndryshuar ambientin politik, ku tashmë të gjithë tentojnë të vrapojnë dhe jo të zvarriten më duke kërkuar ide dhe programe për t’i rezistuar garës gjithmonë e më të vështirë me qytetarin, i cili kërkon gjithmonë e më shumë ide e zgjidhje dhe jo ideologji e demagogji pafund.
Misioni i ndryshimit të së majtës. LSI + është në vetvete një ridimensionim tërësisht i ri i të gjithë së majtës. E paimitueshme në origjinalitetin dhe në dimensionin e saj urban si në formë, ashtu edhe në përmbajtje si dhe për strategjinë e paaplikuar kurrë më parë të “derës së hapur ndaj qytetarit”. Pikërisht në këtë moment, kur një nevojë e tillë për një të majtë të re po shqyen koracat e së majtës së vjetër, vjen dimensioni i LSI +, ku ripozicionimi programor lidhur me ekonominë e tregut, një solidaritet i ri nën dimensionin e ri të shtetit të mirëqenies, rimodelimi i pozicionimit shoqëror dhe asistencial të shtresave në nevojë si dhe aplikimi i një demokracie aktive të drejtpërdrejtë brenda vetes, sipas parimit “një anëtar, një votë”, bëhen shtyllat dhe modeli tërësisht i ri i së majtës, si një realitet shumë i fuqishëm elektoral.
Personalitete të shumtë të jetës politike, shoqërore dhe mjaft qytetarë të mirë, kanë parë dhe shohin në LSI + modelin politik tërësisht të ri të së majtës larg burokracisë mbytëse dhe të shëmtuar partiake si dhe një model-domen, ku idetë e tyre mund të shfaqen dhe të bëhen edhe alternativa politike në shumë pak kohë falë kreativitetit dhe përmbajtjes së tyre gjithnjë e më bashkëkohore.
Qytetari shqiptar ka mundësinë e madhe që jashtë kalvareve të pafund të zyrave partiake të kontaktohet me një model politik sa njerëzor aq edhe urban dhe që i demonstronte qartë atij se LSI + është interpretuese dhe përçuese e vullnetit të tij.
Themeli ideologjik ishte për LSI + komunikimi dhe dialogu me qytetarët si dhe stimulimi i garës qytetare të ideve, ide që mund të vinin ngado, por që provë e së vërtetës së tyre do të kishin saktësinë dhe fizibilitetin e tyre, dhe jo mbingarkesën politiko-ideologjike servile ndaj forcës politike apo krahut politik.
Krijimi i hapësirave pafund për qytetarin e suksesshëm në biznes, solidariteti në sfondin e shtetit të mirëqenies dhe qeverisja e qytetarëve për qytetarët, dimensioni i veprave publike që i bëjnë qytetarët të ndihen gjithnjë e më shumë zot në qytetet e tyre, janë ai atraksion i madh politik që është vënë në themelin politik të LSI +, me kurajon dhe pragmatizmin për t’u folur qytetarëve me gjuhën e tyre.
LSI + po ndryshon dukshëm prapambetjen botëkuptimore të së majtës. Kjo prapambetje që kishte në themel dëshirën për pushtet të pakufizuar, sigurisht të pamerituar, psikozën thuajse maniakale të mosshkuljes nga drejtimi, edhe kur dështimet ishin të dukshme, mentalitetin anadollak të imponimit të forcës në mungesë totale të vlerave, që kushtëzon ekzistencën e pushteteve thellësisht inproduktive, aq të dëmshme dhe varfërisjellëse, si dhe sundimin në majat e së majtës shqiptare të individëve dhe mentaliteteve krejtësisht jo përfaqësuese të një realiteti shqiptar që ndryshon dhe emancipohet e evropianizohet vazhdimisht, është e papajtueshme për LSI +.
LSI +, ndryshimi i sistemit të të menduarit politik. Sistemi i deritanishëm ka lënë gjurmët e tij të dukshme e të forta në shoqërinë shqiptare, duke demonizuar kësisoj politikën dhe natyrshëm politikanët si ushtrues të drejtpërdrejtë të saj. I traumatizuar dhe i deformuar siç është ky sistem i vjetër politik, bën të pamundurën që të mbysë këtë sistem të ri, mishërimi i të cilit është LSI + për politikën shqiptare. Mendimi politik i lindur mbi paragjykimin dhe asfiksimin e atyre që mendojnë mirë dhe ndryshe, është dimensioni i politikës së vjetër dhe të keqe. LSI + duke adaptuar që në krye të herës një sistem politik të zhdërvjelltë, kompetitiv dhe efikas, promovoi dhe promovon në këtë mënyrë ata që kanë produkt të qartë dhe të shpejtë, pra rendimentin politik maksimal të mendimit politik, aq të domosdoshëm për një shoqëri në ndryshim shumë të shpejtë si kjo e jona.
LSI + ekziston mbi kredon e votës së lirë. Kjo është mënyra e të menduarit, themeli i filozofisë së saj. Çdo shqiptar sheh sot te LSI + “armikun” e Dushkut dhe ajo i ka bërë të gjithë të kuptojnë si dhe ajo se shembet përdhe shteti i së drejtës, si dhe pushtetet kur ngrihen mbi themelet e gjetheve të “Dushkut”.
Sot të gjithë e shohim që misioni i saj ka bërë më vete qindra mijëra shqiptarë, që nuk duan ta ngrenë të ardhmen e tyre mbi kalbësirën e votës së vjedhur dhe të prodhuar nga kode zgjedhore të lindur mbi idenë e vjedhjes së votës në tavolinë.
Sistemi elektoral i orientuar artificialisht drejt PD dhe PS, si dhe mungesa e kultivimit politik të identitetit të tyre, ka sjellë edhe vështirësitë e mëdha si dhe në mjaft raste një pamundësie absolute për realizimin e konsensuseve të gjera. Por identiteti i papërcaktuar dhe i kompleksuar i PD e PS dhe operimi i vazhdueshëm i tyre me instrumente kontroversiale të majtë dhe të djathtë, po e bën gjithmonë e më të panatyrshëm konsensusin, sepse ai nuk komplementarizon programe, ide elektorate alternative, por si me thënë synon të rigrupojë copa të së njëjtës pjesë dhe të luajë në skenën e politikës të njëjtën partiturë të politikës së vjetër bipartizane.
LSI + ka në momentin aktual një rol jetik thellësisht ndryshues dhe të shumëfishtë për krijimin e një shprese të re për zgjedhësit në përgjithësi dhe një motivim i ri i madh për një frymë tërësisht të re, sidomos për militantët dhe simpatizantët e majtë, që sigurisht po përjetojnë një konfuzion dhe krizë të thellë besimi dhe përfaqësimi për arsye të bashkëpunimit okult dhe të paprinciptë PS dhe PD, që ka kulmuar me reformën zgjedhore, duke kompromentuar shpresat e të majtëve për një rikthim të së majtës në pushtet dhe duke përjetësuar në këtë mënyrë pushtetin vrastar dhe shkatërrimtar të Berishës si dhe duke i zhytur në varfëri shkatërrimtare të gjithë shqiptarët, por në veçanti mbështetësit dhe militantët e së majtës.
Të gjithë këto kualitete dhe kontribute njerëzore politike dhe shoqërore, të cilat nuk e gjejnë më veten e tyre në partitë e tyre, por edhe mijërat e njerëzve të thjeshtë kanë tashmë një mundësi të madhe thellësisht të re përparimtare dhe me një frymë kombëtare tek e majta për integrim, duke mundësuar dhënien e kontributeve shumë të vlefshme të tyre për të nxjerrë vendin nga kaosi dhe antishteti ku e ka futur qeverisja e keqe e Berishës.