Jezusi ka qenë i martuar?!

Në tekst shkruhet “gruaja e Jezusit” në gjuhën kopte, por nuk mund të përcaktohet nëse bëhet fjalë për bashkëshorte apo për dishepull femër.
Zbulimi u prezantua nga studiuesja Karen L. King në Harvard, gjatë një takimi të studiuesve të shkrimeve kopte. King tha se papirusi i gjetur është e vetmja provë antike me tekst që flet për “gruan” e Jezusit”. Megjithatë, shtoi ajo, kjo nuk është bindëse për të besuar që vërtet profeti i krishterimit ishte i martuar.
Dyshimet e saj lidhen me datën e vonë të shkrimit, diku nga mesi i shekullit të dytë pas epokës sonë.
Dyshimi tjetër lidhet me mënyrën e përfitimit të dokumentit. King tha se ai i ishte dorëzuar nga një koleksionues veprash antike, me qëllim për ta analizuar atë.
Studiuesja amerikane beson se shkrimi është pjesë e një teksti më të gjatë dhe nëse mund të vërtetohet origjinaliteti i tij dhe koha kur është shkruar, atëherë ai është një provë e fortë për të besuar se Jezusi ka qenë vërtet i martuar.