E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama kërkon mbrojtjen e amerikanëve nga shtetet myslimane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, iu ka bërë thirrje vendeve myslimane që të bëjnë më shumë në mbrojtjen e amerikanëve jashtë shtetit, pas një serie sulmesh mbi ndërtesat diplomatike amerikane.

Obama ka bërë këto komente në një televizion amerikan.

Protestuesit kanë sulmuar ambasadat amerikane dhe kanë djegur flamuj amerikanë, pasi që një video e bërë në SHBA nxiti një sulm mbi konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, gjatë të cilit u vra ambasadori Christofer Stevens dhe tre amerikanë të tjerë.

Obama, që ka urdhëruar masa të ashpra sigurie në misionet amerikane, e ka quajtur filmin amator “Pafajësia Myslimane”, që tall profetin Muhamed, si “ofendues”, por ka thënë se ai nuk është justifikim për dhunën.

Ndërkohë, sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se janë duke u ndërmarrë hapa për të mbrojtur ambasadat dhe konsullatat në botë.

“Ne po ndërmarrim hapa agresivë për të mbrojtur personelin tonë në ambasada dhe në konsullata në tërë botën. Këtu përfshihet rishikimi i sigurisë në misionet tona dhe rritja e sigurisë aty ku ka nevojë”, ka thënë Clinton në një konferencë për gazetarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›