Itali, tjetër tërmet në qytetin e shkatërruar
Akuila -Italia qendrore është lëkundur sërish. Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë sipas shkallës Riter ka dridhur zonën e shkatërruar të Akuilas, bëri të ditur Departamenti i Mbrojtjes Civile. Ky qytet mesjetar në Italinë Qendrore është më i dëmtuari nga tërmeti që ra në fillim të javës, duke shkaktuar të paktën 290 të vdekur.
Epiqendra e tërmetit të radhës ishte në Akuila, Pizzoli dhe Fossa. Sipas të dhënave të Institutit të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti u regjistrua saktësisht në orën 7:39 me fuqi 3,3 ballë.
Epiqendra e tërmetit të radhës ishte në Akuila, Pizzoli dhe Fossa. Sipas të dhënave të Institutit të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti u regjistrua saktësisht në orën 7:39 me fuqi 3,3 ballë.