Tokio do tërheqë rezolutën kundër Phenianit
Tokio -Japonia pritet të tërheqë propozimin e saj drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së për aprovimin e një rezolute detyruese kundër Koresë së Veriut lidhur me lëshimin e një rakete javën e kaluar, njoftoi sot agjencia japoneze e lajmeve Kyodo. Në vend të rezolutës, Tokio pritet të pranojë një projekt-deklaratë që SHBA-ja u ka paraqitur anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Tokios dhe Pekinit, njoftoi Kyodo që citon burime diplomatike.
Japonia do të njoftojë pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, SHBA, Britani e Madhe, Francë, Rusi dhe Kinë, lidhur me planin e saj për të hequr dorë nga ideja e rezolutës, bën të ditur agjencia. Japonia shtyu dje edhe për një vit sanksionet ekonomike kundër Koresë së Veriut për të ndëshkuar vendin e izoluar komunist lidhur me provën e dyshuar të një rakete me rreze të gjatë veprimi dhe ndërkohë i kishte kërkuar Këshillit të Sigurimit të aprovonte një rezolutë të re kundër Phenianit.
Por Rusia dhe Kina, dy anëtarë me të drejtë vetoje të Këshillit, kanë kundërshtuar kërkesën e Tokios duke deklaruar se nuk ishin të bindur nëse prova e raketës nga Pheniani përbënte shkelje të rezolutave të mëparshme kundër vendit komunist.