Sejdiu: Akuzat ndaj UÇK-së, pa fakte
Prishtinë -Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka mohuar akuzat e ngritur nga BBC-ja, duke nënvizuar se UÇK-ja ka luftuar për mbrojtjen e popullit të Kosovës. "Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe luftë për ekzistencën e qenies sonë", tha të premten presidenti Fatmir Sejdiu. “Çdo gjë e paargumentuar duhet marrë jashtë reales. Unë e them, më sill faktet atëherë del drejtësia”, tha Sejdiu. Presidenti i Kosovës tha po ashtu se “dikujt mund t'i teket të krijojë dëme për Kosovën, por nuk do t’ia dal këtij qëllimi”.
Sejdiu tha se beson fuqishëm që Kosova do ta fitojë edhe procesin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në lidhje me shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së saj. rel/start
Sejdiu tha se beson fuqishëm që Kosova do ta fitojë edhe procesin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në lidhje me shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së saj. rel/start