E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jimi Hendrix: 12 këngë të panjohura

Dymbëdhjetë këngë të panjohura në fillim të shkurtit, pastaj më 9 mars ripublikimi komplet i veprës antologjike shoqëruar nga dokumentarë, intervista dhe nga një dvd Blue-ray e koncertit të Woodstock-ut. Dyzet vite pas vdekjes së tij, industria diskografike më në fund ia ka dalë ta celebrojë denjësisht kujtimin e Jimy Hendrix-it. Pas pak javësh, Sony Music Entartainement do të bëjë distribuimin e Valleys of Neptune, një koleksion këngësh që kitaristi amerikan i kishte regjistruar nëpër studio të ndryshme gjatë muajve të fundit para vdekjes.

Ylli i Hendrix-it ka qenë brilant, i dendur dhe i shkurtër. Vetëm tri disqe të edituara mes viteve 1967 dhe 1968, me ‘live’ Band of Gypsies në vitin 1970. Tri si filmat e James Dean, një tjetër yll i mallkuar dhe shenjtëruar nga celebriteti. Në muajin shtator të vitit 1970, kur vdiq me nëntë hapa Vesperax në stomak, i ngulfatur nga e vjella e vet në apartamentin londinez të një vajze që e kishte njohur një natë më parë, muzikanti tashmë kishte tejkaluar majën e valës së suksesit, që me koncertet e Monterrey dhe Woodstock e kishte vendosur në piedestalin e rockut. Kishte hyrë në një fazë të rimendimit, kishte prishur marrëdhëniet me batistin e tij të viteve të fundit Noel Redding, për t’u kthyer të punojë me një shok historik, Billy Cox, me të cilin filluar të bënte muzikë gjatë vitit të veçantë të shërbimit ushtarak, më 1961.

Me Cox-in kishte incizuar mes studios njujorkeze Lady dhe turneut evropian, që e çoi në ishullin e Wight, aranzhmane të reja këngësh të vjetra dhe disa të panjohura. Materiali në tërësi u avullua pas vdekjes së tij, në një lëmsh rindërtimesh të ngatërruara si koha dhe ambienti ku Hendrix jetonte. Shiritat qenë vjedhur në Nju Jork dhe Londër, mbase grabitur nga menaxheri i tij Mike Jeffrey.

U rishfaqen në pjesë në një seri albumesh postume, asnjëri prej të cilëve i bazuar në koleksionin e plotë të këngëve në dispozicion. Vetëm sot, në fund të një beteje të gjatë gjyqësore, motra Janie ka marrë në posedim materialin e plotë, të paktën atë që nuk është shpërndarë nëpër ankande dhe koleksione private.

Në Seattle ku jeton dhe ku Jimy ishte lindur, Janie ka themeluar shtëpinë Experience Hendrix, që në bashkëpunim me Sony ka punuar në editimet e reja.
A ka ende hapësirë mes të rinjve të gjeneratës së re për ta çmuar atë që revista Rolling Stoones e ka definuar kitaristi më i mirë i historisë së rockut? Sipas të gjitha gjasave, po: klasifikimi i shitjeve muzikore të vitit të kaluar në SHBA ka në krye të tri vende të para një artist të vetëm që incizon në mileniumin e tretë: është muzikanti country Taylor Swift, i dyti i listës Michael Jackson (8,2 milionë albume vetëm në SHBA) dhe Beatles, në vendin e tretë me 3,3 milionë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›