Perplasje per zgjedhjet ne Kosove

Ne Kosove LDK kerkon zgjedhje te reja ndersa PDK thote se zgjedhjet kane legjitimitet dhe shume shpejt do ta formojne qeverine e re. Analistet politike mendojne se qeveria e re nuk do te jete e qendrueshme.
Dy partite qe fituan me shume vota ne zgjedhjet e pergjithshme PDK dhe LDK kane qendrime te ndara rreth krijimit te institucioneve te reja. Zyrtare te PDK-se e cila nga rezultatet paraprake mori numrin me te madh te votave thone se ata menjehere pas permbylljes se procesit zgjedhor dhe rivotimit qe do te ndodhe ne Mitrovice do ta formojne shume shpejt qeverine. Mirepo zyrtare te LDK-se thone se zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove nuk kane legjitimitet per shkak se ka pasur shume manipulime. Ata thone se duhet krijuar nje qeveri teknike qe do ta pergatiste vendin per zgjedhje te reja brenda ketij viti. Por zedhenesi i PDK-se Memli Krasniqi thote se pavaresisht vleresimeve te ndryshme zgjedhjet ne Kosove kane legjitimitet dhe se partia e tij nuk e ka problem ta beje qeverine.
Do te bindeni te gjithe se do te kete nje qeveri te re per nje kohe rekord. Problemi me i vogel qe ka PDK eshte ti plotesoje numrat ne Kuvendin e Kosoves per te krijuar qeverine e re - thote Memli Krasniqi.
Mirepo kryetari i LDK-se Isa Mustafa thote se askush ne Kosove nuk duhet te mburret me zgjedhjet sepse ne to u manifestuan parregullsi te shumta. Nuk shoh asnje arsye qe dikush te mburret me keto zgjedhje dhe dikush te prese vetem sa te kryhet i tere procesi zgjedhor dhe ta beje nje qeveri dosido - thote Isa Mustafa.
Ne insistojme qe te sigurohet parakushti ligjor ne menyre qe te ndryshohet ligji i zgjedhjeve te votohet ne zona te behet regjistrimi i popullsise te behen pergatitjet teknike per zgjedhjet dhe te shkohet ne zgjedhje te cilat ne menyre burimore te japin nje qeveri te qendrueshme - thote Isa Mustafa.
Analistet politike nga ana e tyre thone se zgjedhjet ne Kosove e kane humbur kredibilitetin e tyre per shkak te manipulimeve qe ndodhen dhe sipas tyre kjo u konkludua edhe nga vezhguesit nderkombetare. Analisti Ymer Mushkolaj thote se institucionet e reja ne Kosove pas perfundimit te ciklit zgjedhor mund te formohen por qeveria e re sipas tij e ka te veshtire te mbijetoje sepse gjate gjithe kohes do te perballet me akuzat e opozites.
Qeveria do te jete jo stabile do te jete me nje legjitimitet te cunguar me legjitimitet te dyshimte per shkak se ndertohet ose ka dale nga keto zgjedhje te manipuluara dhe sic u pohua edhe nga autoritetet nderkombetare nga zgjedhje me defekte shume serioze - thote Ymer Mushkolaj.
Edhe partite e tjera politike qe moren pjese ne zgjedhje thone se legjitimiteti i zgjedhjeve eshte cenuar ne mase te madhe per shkak te parregullsive mirepo ato jane ne pritje te perfundimit te ciklit zgjedhor per tu pozicionuar nese do ti njohin rezultatet e ketyre zgjedhjeve apo jo. Sidoqofte analistet politike thone se formimi i institucioneve te reja ne Kosove megjithate do te vonoje per faktin qe disa parti politike kontestojne rezultatin e zgjedhjeve ndersa disa nga ato hezitojne te bejne koalicion me PDK-ne pavaresisht se kjo parti sipas zyrtareve te saj eshte e hapur per biseda me te gjitha partite politike.