Jo dhunës! Sensibilizimi nis nga të rinjtë
Dita ndërkombëtare e eliminimit të dhunës kundër gruas, 25 nëntor, e cila sjell në vëmendje në mbarë botën iniciativat e para të të drejtës së votës së grave, përpjekjet për një shoqëri të barabartë mes grave dhe burrave, solli edhe në Shqipëri frymën e organizimit të shumë aktiviteteve në kontekst sensibilizues. Në vazhdën e një sërë aktiviteteve të organizuara nga përfaqësues të shoqërisë civile, apo politikanë, ishin edhe fushatat ndërgjegjësuese me të rinjtë e qyteteve të Tiranës, Durrësit, Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Me qëllim që sensibilizimi duhet të nisë nga fëmijët dhe adoleshentët e më pas tek të rinjtë, organizata “Zhvillim Informim dhe Barazi Gjinore” organizoi dje në disa qytete të Shqipërisë fushatën kundër dhunës ndaj grave nën moton “Dhuna në familje, regres në shoqëri”. Të rinjtë në qytetin e Shkodrës u mblodhën së bashku në një sesion forumi e më pas në një manifestim paqësor në qendër të qytetit, duke vendosur fjongot lejla tek kalimtarët, duke shpërndarë materialet informuese, si dhe duke sjellë një risi në fushatat sensibilizuese me volantet e ndryshme, të cilët qytetarët e Shkodrës gjenin të varura në dyert e shtëpisë së tyre. Gjithkush kur të hapte apo të mbyllte derën e shtëpisë, do të kishte mundësi të lexonte një informacion të përgjithshëm mbi dhunën në familje, si dhe disa pika kyçe të mbrojtjes së grave nga legjislacioni shqiptar. Kjo fushatë realizohet nën kuadrin e aktiviteteve të 16 ditëve të aktivizimit ndaj dhunës kundër gruas, nën kujdesin e UN, me mbështetjen e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, UNDP Albania dhe UNFPA.
Të rinjtë gjermanë ndihmojnë të rinjtë nga qyteti i Durrësit
Të rinjtë e qytetit të Tiranës dhe të Durrësit, të cilët janë pjesë e qendres sociale “Mbështetje dhe të ardhme për adoleshentë në vështirësi”, qendër e cila është pjesë e programeve sociale për zhvillim, angazhoi në këtë nismë të gjithë të rinjtë në fushatën antidhunë ndaj gruas. Organizata “Zhvillim, Informim dhe Barazi Gjinore” ndërmori këtë nismë duke krijuar kështu rrjetin funksionues të të rinjve në aksion për veprim ndaj fenomeneve të tilla sociale. Veprime që duhet të vinë fillimisht nga vetë ata, për të shkuar më pas tek familjet e tyre. Shpërndarja e informacioneve dhe vendosja e fjongove lejla simbol i kësaj dite, ishin në plan të parë të kësaj fushate sensibilizuese. Në kuadër të aktiviteteve sociale që organizohen në këtë qendër ditore në qytetin e Durrësit, po organizohen edhe aktivitete social-kulturore me këta të rinj gjatë 16 ditëve të aktivizimit, që nisën më 25 nëntor, Ditën ndërkombëtare të dhunës ndaj gruas e përfundojnë më 10 dhjetor, Dita e të drejtave të njeriut. Të rinjtë e Durrësit, pjesë e qendrës sociale, janë përfituesit direkt të shërbimeve psiko-sociale dhe kulturore, që mbështeten jo vetëm financiarisht nga fondacioni gjerman “Shuler Helfen Leben”, si dhe bashkia e këtij qyteti.